Arabia Saudite lejon myslimanët e huaj të zotërojnë prona në Mekë dhe Medinë

 


Arabia Saudite ka miratuar një ligj të ri që u mundëson myslimanëve të huaj të zotërojnë prona në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, në përputhje me kushtet dhe rregullat e përcaktuara nga autoritetet Saudite.
Reforma është pjesë e programit Vizion 2030, i cili synon të nxisë investimet dhe zhvillimin e sektorit të pasurive të paluajtshme. Megjithatë, e drejta e pronësisë nuk është e pakufizuar. Blerja e pronave do të lejohet vetëm në zona të caktuara dhe sipas kritereve të përcaktuara nga qeveria.
Autoritetet Saudite kanë bërë të ditur se ky ndryshim ligjor vlen vetëm për myslimanët, ndërsa ndalimi për jomyslimanët që të zotërojnë prona në Mekë dhe Medinë mbetet në fuqi, për shkak të statusit të veçantë fetar të këtyre dy qyteteve.
Ky hap konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në kuadër të reformave ekonomike të Arabisë Saudite, duke synuar njëkohësisht ruajtjen e karakterit fetar të qyteteve më të shenjta të Islamit dhe krijimin e mundësive të reja për investime nga myslimanët e mbarë botës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Shkolla Verore mirëpret fëmijët nga data 6 korrik