Barazia gjinore sipas këndvështrimit Islam (2)

 



Me gjithë faktin se në shtete të Evropës e më gjerë janë bërë përpjekje intensive për të arritur barazinë gjinore midis meshkujve e femrave, studimet bashkëkohore vërtetojnë se midis tyre ka dallime në vetë krijimin e tyre si dhe në pikëpamje të tjera që pamundësojnë barazinë gjinore në çdo segment jete. Dallime të tilla ndikojnë gjithashtu edhe në dispozita fetare.


Dallimet midis meshkujve dhe femrave - një realitet me të cilin duhet të pajtohemi Allahu i Lartmadhërishëm qysh para katërmbëdhjetë shekujsh ka sinjalizuar për një realitet që shkenca e Antropologjisë dhe studiuesit e saj mezi në shekullin e kaluar kanë arritur të verifikojnë hollësisht dallimet biologjike e të tjera midis meshkujve dhe femrave.(1) thotë Allahu në Kur'an: ''E mashkulli nuk është si femra....''. (Ali Imran, 36) nga ana e Allahut për robëreshën e Tij-femrën, vjen si rezultat i pozitës së saj tek Allahu, që mund të jetë më e mirë se e shumë meshkujve(2). Edhe pse që të dy janë krijesa të barabarta, kanë shumë dallime psikofizike.
Me gjithë faktin se në shtete të Evropës e më gjerë janë bërë përpjekje intensive për të arritur barazinë gjinore midis meshkujve e femrave, studimet bashkëkohore vërtetojnë se midis tyre ka dallime në vetë krijimin e tyre si dhe në pikëpamje të tjera që pamundësojnë barazinë gjinore në çdo segment jete. Dallime të tilla ndikojnë gjithashtu edhe në dispozita fetare.(3)
Përmes dallimeve që do t'i vëmë në dukje në vijim, synojmë pohimin e realitetit që ka zbuluar Kur'ani fisnik gjatë shekujve dhe njëkohësisht apelojmë tek lexuesi që të bindet për vendimet që rrjedhin nga Krijuesi i gjithësisë, - se barazia gjinore përfundimisht është çështje që I takon Allahut Fuqiplotë, i Cili i ka krijuar meshkujt dhe femrat. Ai e din më së miri gjendjen e tyre dhe në mënyrë absolute u ka përcaktuar të drejtat e secilit, siç dhe pohon në Kur'an (Shih: El Mulk,14). Konsiderojmë të jetë me interes të theksojmë se, pavarësisht nga shumë samite, konferenca, seminare etj. me renome botërore kushtuar barazisë gjinore, sikur janë: Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Marrëveshje të veçanta mbi barazinë gjinore, si: Marrëveshja për Çështje të të Drejtave Politike të Femrës e vitit 1952, Deklarata mbi Eliminimin e Diskriminimit kundër Grave e vitit 1979, Samiti i mbajtur në Prishtinë -2012, Konferenca të veçanta për gruan apo popullin, në të cilat ka kapituj ekskluzivë mbi barazinë gjinore, si dhe Konventat e shumta të lëshuara nga Kombet e Bashkuara, -që të gjitha sinjalizojnë me theks të veçantë në mënyrë eksplicite - inkurajimin për barazinë gjinore.
Specifike për tërë atë që u theksua më lart, është se të gjitha ato konferenca të mbajtura kushtuar barazisë gjinore parashohin barazi absolute midis burrit e gruas, në të gjitha poret dhe rrafshet e jetës, si: të drejta dhe detyrime, obligime dhe përgjegjësi legjislative, politikë, ekonomi, shoqërore, kulturore, arsimore, pa përjashtuar apo duke mos marrë parasysh dallimet në përbërjen e grave nga aspekti natyror, biologjik si i ka krijuar ato Allahu i madhërishëm.(4)
Në anën tjetër, duhet ditur që disa nga llojet e barazive gjinore për të cilat bëjnë thirrje konferenca botërore në shenjë respekti për femrën, duke e krahasuar si të barabartë me mashkullin si krijesë, si dhe disa të drejta të femrës, qofshin ato shoqërore, ekonomike, arsimore etj., shohim se Islami i kishte ofruar femrës të drejta të tilla dhe shumë të tjera shekuj më parë, madje jo vetëm formalisht, po edhe praktikisht. Këtë e dëshmojnë shumë femra evropiane - jomyslimane dhe myslimane anë e kënd botës.(5)
Studimet antropologjike bëjnë të ditur se midis meshkujve e femrave të zakonshme ekzistojnë dallime të shumta nga pikëpamja e strukturës fizike, nga aspekti biologjik dhe psikologjik si dhe ngjashmëri e dallime midis tyre në këtë aspekt. Edhe pse ka ende të tillë që shpresojnë t'i realizojnë fantazimet e tyre, duke pretenduar se me kalimin e kohës ndryshimet fiziologjike dhe psikologjike do të zhduken e si rezultat - meshkujt dhe femrat do të jenë të ngjashëm me njëri tjetrin, ka edhe prej tyre që e pranojnë teorinë e dallimit midis meshkujve dhe femrave, praktikisht një proces të tillë e konsiderojnë të natyrshëm.(6)


Dallimi në krijim


Pa mëdyshje një pretendim i tillë është më se i gabuar, një absurditet dhe i paarritshëm për faktin se Krijuesi i gjithësisë e ka bërë të qartë praktikisht dallimin në mes tyre, dhe si rezultat i dallimeve të tilla funksionojnë shumë nga ligjet dhe rregullat e natyrshme të qenieve njerëzore nga të cilat varet jeta e tyre.
Ky mendim që promovuam, nuk lë hapësirë që dikush të mendojë se kjo është një vijë ndarëse që aludon për inferioritetin e femrës ose diskriminimin e saj, përkundrazi, fakte të tilla mbivlerësojnë pozitën e femrës dhe e vendosin atë në pozitën që ajo meriton.
Studime të mirëfillta nga shkenca bashkëkohore në lëmin e antropologjisë, kanë nxjerrë përfundime se dallimet midis meshkujve e femrave manifestohen në fusha të ndryshme, e ato janë:
1- Dallime midis meshkujve e femrave në krijim. Allahu Fuqiplotë krijoi femrën dhe bëri që në mes saj dhe mashkullit të ketë ndryshime organike, psikologjike dhe mendore, në mënyrë që femra të përshtatet me profesionin e saj primar të jetës, që është materniteti dhe edukimi i brezave të rinj. Mirëpo trumbetuesit për barazinë gjinore, nëpërmjet konferencave botërore të ndryshme, sikur e kanë harruar profesionin primar të femrës, prandaj ato konferenca luajnë role vetëm formale në këtë drejtim. Nga ky këndvështrim, themi se nga dallimet midis dy gjinive në krijim, mund të theksojmë këto:
a) Shkenca e biologjisë saktëson se dallimet midis tyre fillojnë shumë herët-para lindjes nga shtatzania. Dallimi i parë vërehet përmes spermatozoidit dhe qelizës vezë. Studiues amerikanë përfundojnë se kromozomet (x), që përcaktojnë gjininë femërore dallohen, ngase lëvizin në grumbuj së bashku më ngadalë, edhe pse janë më rezistente në mjedisin ku gjenden, prandaj jetojnë më gjatë. Gjithashtu kromozomi x është më vital nëse gjendet me mjedisin acidik.
Kurse kromozomi (y) i cili përcakton gjininë mashkullore, ka lëvizje më të shpejtë dhe është më pak rezistent ndaj kushteve të ambientit dhe shkatërrohet më shpejt.


Konfiguracioni emocional


Qeliza vezë femërore ka formë të sferës, që e dallon nga qeliza mashkullore (spermatozoidi), që posedon bishtin i cili i mundëson lëvizje më të shpejtë në drejtim të qelizës vezë, në mënyre që të bëhet mbarësimi/fekondimi i qelizës vezë. Në këtë mënyre të dy prindërit marrin pjesë së bashku në formimin e embrionit, i cili më pastaj zhvillohet në fetus që bart karakteristika nga të dy prindërit.(7)
b) Shkenca e fiziologjisë përfundon se midis meshkujve e femrave ka shumë dallime, nga të cilat edhe në skelet, si këto:
- kafka e mashkullit është më e madhe dhe më e rëndë se e femrës;
- dhëmbët e femrës janë më të vegjël se të meshkujve;
- nofullat e poshtme të femrës janë më të lehta se të mashkullit.
Gjithashtu gjymtyrët e eshtrave të femrës janë rëndom më të lehta, më të shkurtra, më të ngushta, më të holla dhe më të dobëta sesa të mashkullit. c) Shkenca e psikologjisë: Është vërtetuar se ana emocionale e femrës në konfiguracion ndryshon nga ajo e mashkullit, sepse ajo është më emotive se mashkulli. Virtyti i butësisë, dashurisë dhe mëshirës është më i theksuar te femra për faktin se i përshtaten misionit të saj primar, sepse ajo merret me rritjen dhe edukimin e brezave. Si rezultat i konfigurimit emocional të saj, vërejmë se femra është më e ndjeshme dhe më e prekshme ndaj fenomeneve natyrore. P.sh. ajo nuk mund të frenojë mllefin e saj gjatë ndonjë fatkeqësie, sikurse nuk mund t'i kontrollojë as emocionet gjatë gëzimit. Studiues të fushës së neurologjisë, si Ruben dhe Raquel Gur-specialistë me renome, pohojnë se, gjatë hulumtimeve të tyre, kanë ardhur në përfundimin se gratë kanë aftësi më të madhe shprehëse, përpilojnë fjali më të gjata, kanë aftësi për t'u shprehur më mirë e gratë gjithashtu kanë një lidhje më të mirë ndërmjet dy hemisferave të trurit, kurse burrat posedojnë më shumë aftësi, mprehtësi e inteligjencë dhe aftësi për t'i zgjidhur konfliktet më lehtë etj..(8)
2- Dallime anatomike, nga të cilat, përveç të tjerash, mund të theksojmë:
a) Dallime në muskuj: muskujt e meshkujve janë më të fuqishëm sesa të femrave, ngase muskujt e femrave përmbajnë më tepër ujë të lëngshëm, prandaj janë më të dobët. Sasia e muskujve te gratë është rreth 35.8% në tërë trupin, kurse te meshkujt 41.8% në tërë trupin.
b) Dallime në sasinë e yndyrës: femra përmban sasi më të madhe yndyrore - rreth 28.2% në tërë trupin, kurse mashkulli 18.2% në tërë trupin e tij.
c) Dallime në zemër dhe tubacione: zemra e meshkujve është më e madhe dhe më e rëndë se e femrave. Te meshkujt arrin mesatarisht nga 280 deri 340g, kurse te femrat 230 deri 280 g, si dhe arteriet e mashkullit janë më të gjera.
ç) Dallime të shumta në sistemin riprodhues, siç është e ditur nga të gjithë.
d) dallime të dukshme në sistemin nervor:
Shkenca e anatomisë pohon se gratë dhe burrat janë nga natyra të ndryshëm nga njëri-tjetri. Këto dallime vërehen edhe në sistemin nervor, ndër të tjera, është vërtetuar se truri i mashkullit është më i rëndë se i femrës. Ky ndryshim vërehet edhe tek të vegjlit: truri i foshnjës mashkull është 46 g më i rëndë sesa i femrës.(9) ndërkaq, tek të rriturit truri i mashkullit peshon100g më shumë se sa truri i femrës.(10) lidhur me këto dallime të trurit midis dy gjinive, Prof. Simon Baron Cohen, konstaton: "Truri i femrës është tru-"E", i cili qëndron për "eupatinë" (aftësi për ta vënë veten në ndjenjat dhe mënyrën e të menduarit të dikujt). Ndërkaq, meshkujt kanë prirje të jenë tru-"S", i cili qëndron për "sistem"; motorë, kompjuterë, koleksione pullash. Në raste të skajshme kjo ndërthurje truri "mashkullor" çon në autizëm apo të meta të tjera. Për këtë arsye, këta njerëz bëhen ''savantë'' (përparimtarë), me aftësi mahnitëse, po me pamjaftueshmëri shoqërore. Sipas disa psikologëve, e meta në ndërtimin e trurit të skajshëm mashkullor mund të sjellë gjeni dhe përbindësha - edhe savantë''.(11)


Dallimet organike


Po ashtu pjesa e përparme e trurit të femrës është 50 cm më e vogël sesa te mashkulli. Gjithashtu është konstatuar nga fiziologë se truri i mashkullit në aspektin anatomik dallohet nga ai i femrës përmes shprehjes së shenjave të inteligjencës dhe për një zhvillim mendor superior; ata ndryshojnë në masë të madhe edhe sipas ndjenjave, aftësive për të folur, eupati etj..
Dr. hamid Zehrani(12) pohon: Secili nga të dy gjinitë i njohin profesionet e tyre dhe modelet e sjelljeve imponojnë dallimin në mes gjinive mashkullore/femërore, prandaj në mënyrë të natyrshme prindërit akceptojnë dallimet në mes tyre përmes atributeve sociale etj., p.sh.: meshkujt dallojnë për trimëri, forcë fizike, përfitim dhe marrje me atletikë, për prirje dhe konkurrencë për t'u pavarësuar etj.. Femrat dallohen nga çështje sociale, sistem dhe saktësi etj..
3- Ndryshime në funksionet organike: Ndryshimet organike te femrat janë të qarta, mbështetur mbi ndryshimet anatomike,si:
a) Femrat janë më rezistente ndaj vështirësive dhe sëmundjeve sesa meshkujt. Ky dallim vjen sepse Allahu i Lartësuar i ka përgatitur ato që të marrin përsipër përgjegjësi dhe obligime, me të cilat nuk i ka ngarkuar meshkujt. Prandaj cikli menstrual, shtatzania, lindja, gjidhënia janë të veçanta për femrën, e meshkujt nuk kanë aftësi të tilla dhe mundësi reale për funksione të tilla, ngase Allahu femrën e ka përgatitur që të jetë e gatshme për këto funksione. Këtë e vërteton edhe profesori me origjinë gjermane - Rudolf Bavmagsn - profesor në Universitetin e Berlinit, i cili thotë: "Sipas disa studimeve shkencore, kemi ardhur në përfundimin se femrat janë më rezistente se meshkujt edhe ndaj sëmundjeve mendore, sepse trupi i femrës reagon me një shpejtësi shumë të madhe ndaj gjendjes së lodhjeve psikike, si rezultat i prodhimit në sasi të madhe të hormoneve të stresit, si materia Adrenalinë etj. Kjo ndikon njëkohësisht që femra të qëndrojë për një periudhë në ciklin mujor. Ndryshe nga mashkulli, i cili prodhon hormonet që rezultojnë nga lodhjet në mënyrë më të ngadalshme.(13)
b) Funksioni i qarkullimit të gjakut të femrës dhe mashkullit dallon, pulsi i zemrës së mashkullit është më i ngadalshëm se i femrës, mesatarisht të rrahurat e zemrës së mashkullit në një minutë janë 84 rrahje, kurse të femrës 94 rrahje. Gjithashtu vetë lloji i gjakut tek të dy gjinitë ndryshon dukshëm, - në një milimetër kub gjaku i mashkullit përmban nga 5 deri 5.5 milionë rruaza të kuqe gjaku, kurse i femrës përmban 4.5 deri 4.8 milionë rruaza të kuqe gjaku. Ky dallim luan rol të rëndësishëm në formimin e trupit të njeriut. Ndërkaq, numri i rruazave të bardha të gjakut te femrat është më i madh se te meshkujt. Njëkohësisht, meshkujt u ekspozohen më tepër sëmundjeve të zemrës se femrat. Po ashtu femrat e djegin oksigjenin më shpejt se meshkujt, dhe nga kjo rezulton shtimi dhe pakësimi i rruazave të kuqe të gjakut, për se mund të ndodhë më shpejt alivanosja.(14) Allahu Mëshirëplotë secilit nga meshkujt dhe femrat i ka caktuar detyra dhe obligime, urdhëresa e ndalesa dhe, nëse ngatërrohen ato, pa dyshim që humb efekti i fenomenit gjinor dhe mund të themi lirisht se ndodhin çrregullime në të gjitha poret e jetës njerëzore.


_________________________
(1) Umu Habibe el-Burejki, Amelu elmer'ti fi mizan esh Sheriati el-Islamijeti,f57-78.Shtëpia botuese:Mektebet evlat esh-shejhturath,2005.
(2) Fahrudin Muhamed in Umer et Temimi err-RRazi esh-Shafi'i,Mefatihul gajb, Dar elkutub elilmije Bejrut 2000-1421,bot 1 v.8,f.24.,dhe Muhamer reshid in Alij Rida,Tefsir Elkur'an Elhakim-Tefsirul menar, Elhej'tu elmisrije elame lilkutub,1990, v. 3,f.238
(3) Mr. Sadat Rrustemi.Ahkam elmuslimat fi dijar gajr el islam disertacion magjistrature,mbrojtur në''Uiversiteti amerikan i hapur", Kajro-, 2008-1429,f.301.
(4) Dr.Fuad Abdulkerim el Abdulkerim, Kadaja elmer'etu fi elmu'temerati ed devlijeti, botimi 1-2009/1430, Boton ''Merkez Baithat lid dirasat elmer'eti''Rijad,vll I,f.277.
(5) Fuad Abdulkerim el Abdulkerim, Kadaja elmer'etu fi elmu'temerati ed-devlijeti, vll I,f.280.
(6) Dr. Bahtije Gërbeshi Zylfiu Hyrje në studime gjinore f.100,103. Shtypi ''Dukagjini'' Pejë. Prishtinë 2008.
(7) Fuad Abdulkerim elAbdulkerim,Kadaja elmer'etu fi elmu'temerati ed-devlijeti,vll I,f.283.
(8) Po aty,v.1,f.288-289.
(9) Muhamed Alij el Barr,Amelu elmer'ti fil mizan,f.84.
(10) Grup autorësh, Femra në mbrojtjen e Islamit, Dukagjini Pejë,f.36


 


 


Dituria Islame 271