Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin regjional të “Qatar Charity” në Tiranë, z. Kerem Ali

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim drejtorin regjional të shoqatës "Qatar Charity" në Tiranë, z. Kerem Ali.
Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin dhe aktivitetet humanitare, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe "Qatar Charity".
Myftiu Tërnava e falënderoi drejtorin Kerem Ali për vizitën dhe për kontributin e vazhdueshëm të "Qatar Charity" në mbështetjen e projekteve humanitare dhe sociale, veçanërisht për projektin e shpërndarjes së Mus'hafeve për personat e verbër.
Nga ana e tij, drejtori regjional z. Kerem Ali vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e projekteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit.



Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Njihuni me hafëzin fitues që e vendosi Kosovën numër 1 në garat ndërkombëtare të Kuranit