Ngritja nga rukuja (2)


Si duhet të veprojë ai që falet pas imamit?


Ajo që është kompakte në namazet me imam është fakti se tesmiu duhet të bëhet nga imami dhe se për këtë nuk ka ndonjë mospajtim mes dijetarëve, për shkak se tekstet në këtë aspekt janë tejet të qarta, ndërsa ajo që është polemizuar është tahmidi, se a duhet bërë nga imami, apo mjafton vetëm nga xhemati pas imamit.
Ebu Hanife është i mendimit se imami e thotë vetëm tesmiun, por jo edhe tahmidin, ndërsa Ebu Jusufi dhe Muhamedi janë të mendimit se imami duhet t'i bashko jë të dyja, pra edhe tesmiun edhe tahmidin.(1) Autori i "Tuhfes" thotë: "E kur të qetësohet plotësisht në ruku, atëherë e ngrit kokën e tij dhe thotë: "Semi Alla hu limen hamideh" - Allahu e dëgjon atë që e falënderon Atë (Zotin), pa i ngritur duart, e nuk thotë: "Rabbena lekel hamd" - Falënderimi të takon ty o Zoti ynë, kjo sipas Ebu Hanifes nëse personi është imam. Ndërsa, sipas Ebu Jusufit dhe Muhamedit këto të dyja duhet bashkuar. Këtë mendim e përkrah edhe Hasen ibën Zijadi.(2)
Ebu Hanife është bazuar kryesisht në hadithet e transmetuara nga Ebu Musa Eshariu, Seid el Hudriu, Enes ibën Maliku dhe Ebu Hurejre, në të cilat siç shi het është bërë ndarje mes tesmiut dhe tahmidit, mes imamit dhe atyre që falen pas tij. Sa për ilustrim do të sjellim vetëm hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre, kurse për transmetimet nga sahabët tjerë do t'i përmendim në fusnotë: Na ka treguar Abdullah ibën Muha medi, i cili ka thënë: "Na ka treguar Abdurrezaku nga Muameri, e ky nga Hemam ibën Munebbihi, e ky nga Ebu Hurejre, i cili përcjell fjalët e të Dërguarit të Allahut që thotë: "Me të vërtetë imami është caktuar që të faleni pas tij, andaj mos e kundërshtoni atë me veprimet e juaja (gjatë faljes). Kur ai shkon në ruku, shkoni edhe ju, e kur ai thotë "Semi Allahu limen hamideh", ju thoni "Rabena lekel hamd". E kur ai shkon në sexhde, shkoni edhe ju."(3) Sipas transmetimeve të tilla është bërë ndarja mes tesmiut dhe tahmidit në mes imamit dhe atyre që falen pas tij, imamit i është caktuar tesmiu, ndërsa tahmidi atyre që falen pas tij.(4)
Ndërsa, Ebu Jusufi dhe Muhamedi kryesisht bazohen në hadithin e transmetuar nga Aisheja, dhe po ashtu edhe hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejre, ndonëse disa kanë thënë se është e mundshme që ai hadith ka të bëjë me namazin individual,(5) e jo me namazin me imam, sidoqoftë pjesa tjetër mendojnë se hadithi flet edhe për namazin me imam.
Na ka treguar Jahja ibën Bukejri, i cili ka thënë: "Na ka treguar Lejthi nga Ukajli, e ky nga Ibën Shihabi, i cili ka thënë: "Më ka informuar Ebu Bekër ibën Abdurrah man ibën el Harithi, i cili e kishte dëgjuar Ebu Hurejren duke thënë: "I Dërguari i Allahut kur ngrihej për të falur namaz shqiptonte fjalën "Allahu Ekber", gjithash tu kur shkonte në ruku thoshte "Allahu Ekber", e kur ngrihej prej saj thoshte "Semi Allahu limen hamideh", e pastaj përderisa ishte i drejtuar plotësisht thoshte "Rabena lekel hamd."(6)
Në bazë të teksteve, mendimi i Ebu Hanifes pa dyshim se është më i fuqishëm, për shkak se tekstet sinjalizojnë për një gjë të tyre, ndërsa mendimi i dy nxënësve të tij, që imami ta bashkon tesmiun dhe tahmi din është më tepër për siguri, ndonëse argumentet ku ata mbështeten, si hadithi i transmetuar nga Aisheja, ka mundësi që namazi të ishte individual, madje namaz i natës,(7) sikurse edhe transmetimi i Ebu Hurejres që ka gjasa të jetë namaz individual, dhe jo farz.(8)
Përfundimisht mund të them se mendimi i Ebu Hanifes është më i popullarizuar brenda opinione ve të medhhebit hanefij, e për këtë arsye një pjesë e juristëve hanefijë janë të prerë se imami nuk e thotë tahmidin, siç janë autori i "Tuhfetul muluk"(9), "Texh reidit"(10), apo edhe autori i "Nehrul Faik"(11), e shumë të tjerë. Megjithatë shumë juristë brenda medhhebit e shohin si mendim më të zgjedhur atë të Ebu Jusufit dhe Muhamedit, të cilët mendojnë se duhet të bëhet bashkimi i tesmiut dhe tahmidit nga imami. Ndonëse nuk ka ndonjë konsensus për këtë përzgjedhje, dhe në librat e medhhebit hanefijë i gjen të dyja mendimet si të përzgjedhura, varësisht se në cilët autorë mbështetesh, mirëpo pjesa më e madhe mendojnë se imami duhet t'i bashkojë të dyja, tesmiun dhe tahmi din. Madje, autori i "Umdeturr Rriajeh" thotë: "Ajo që kanë shkuar shumica e juristëve, duke përfshirë këtu Ebu Jusufin dhe Muhamedin, e edhe Ebu Hanifen në një transmetim,(12) është se edhe imami duhet të thotë në heshtje "Rabena lekel hamd", pasi ta thotë tesmi un. Këtë mendim e ka përzgjedhur Fadliu, Tahaviu, Shurunbali, autori i "El Minjeh" dhe pjesa dërmuese e juristëve të mëvonshëm nga medhhebi ynë."(13) Zejleiu pasi që tregon mospajtimet në këtë çështje, sjell mendimin e autorit të "Edh Dhehires", se në këtë çështje nuk ka mendim personal të Ebu Hanifes, edhe pse kanë polemizuar juristët hanefijë, ajo që është më reale dhe më autentike është se, imami duhet t'i thotë të dyja, tesmiun dhe tahmidin.(14)
Ibën ebil Izz është i mendimit se opinioni i Ebu Jusufit dhe Muhamedit është më i fuqishëm, ngase fjala (në hadith): "Ju thoni "Rabena lekel hamd" ka mundësi që përemri "ju" të kthehet vetëm tek ata që falen pas imamit, sikurse që ekziston mundësia që ai përemër të kthehet tek ata, dhe me ta, ta përfshijë edhe imamin.(15) Mirëpo, këtë mendim e kundërshton ashpër Kuduriu, i cili thotë se tekstet e veçuan (si imamin ashtu edhe ata që falen pas tij) me përmendje, e po të ishte për qëllim bashkimi i të dyjave (tesmiut dhe tahmidit), atëherë çfarë dobie do të kishte veçimi?!(16)


___________________________________________
(1) El Babertij, El Inajeh Sherhul Hidajeh, v.I, f.298; Kasani, Bedaius Sanaiu, v.II, f.59; Serhasij, El Mebsut, v.I, f.24; Mergin ani, El-Hidajeh sherh Bidajetul Mubtedi', v.I, f.84;Leknevij, Umdeturr Rriajeh ala sherhil vikajeh, v.II, f.95; Zejlei, Nasburr Rrajeh, v.I, f.502.
(2) El Babertij, El Inajeh sherhul Hidajeh, v.I, f.298; Kasani, Bedaius Sanaiu, v.II, f.59; Serhasij, El Mebsut, v.I, f.24; Merginani, El Hidajeh sherh Bidajetul Mubtedi', v.I, f.84;Leknevij, Umdeturr Rriajeh ala sherhil vikajeh, v.II, f.95; Zejlei, Nasburr Rrajeh, v.I, f.502.
(3) Buhariu në Sahih, nr. 722, 723. Hadithi është autentik dhe transmetohet edhe nga sahabët tjerë, thuajse me të njëjtën përmbajtje, me nuanca të vogla ndryshimesh, si nga; Seid el Hudriu, i cili e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: "Kur të thotë imami: "Semi Allahu limen hamideh", ju thoni: "Allahume Rabbena ve lekel hamd." (Sunen Ibën Maxheh, nr.877. Albani thotë se hadithi është autentik); Enes ibën Maliku, i cili transmeton se i Dërguari i Allahut kishte thënë: "Me të vërtetë imami është caktuar që ju të faleni me të, nëse ai falet në këmbë, ashtu faluni edhe ju, e kur të bën rukun, bëjeni edhe ju. Kur të ngritët prej saj, ngrihuni edhe ju, e kur ai të thotë: "Semi Allahu limen hamideh", ju tho ni: "Rabbena ve lekel hamd". E, nëse ai falet ulur, faluni edhe ju ulur, të gjithë." (Sunen Ebu Davud, nr. 601. Shuajb Arnauti thotë se hadithi është autentik) Pjesa dërmuese e dijetarëve janë të mendimit se nëse imami falet ulur, xhemati nuk duhet falur ulur. Ebu Hanife, Shafiu dhe të tjerët, janë të mendimit se hadi thet e tilla sikur kjo, janë të shfuqizuara.
(4) Ebu Musa Eshariu, i cili thotë se i Dërguari i Allahut na mësoi neve namazin dhe tha: "Kur të faleni, drejtoni rendet (safet) tuaja, e pastaj le t'iu prinë ndokush prej jush. Kur të shqipton tekbirin, shqiptojeni edhe ju, e kur ai të lexon: "Gajril magdubi alejhim ve led dal lin", ju thoni: "Amin". Kur të shqipton tekbirin për të shkuar në ruku, shqiptojeni edhe ju atë dhe shkoni në ruku, sepse imami shkon në ruku para jush dhe ngritët prej saj po ashtu para jush. E, kur ai të thotë: "Semi Allahu limen hamideh", ju thoni: "Al lahume Rabbena ve lekel hamd..." (Sunen Ebu Davud, nr.972. Shuajb Arnauti thotë se senedi i hadithit është autentik) E, që të gjitha këto transmetime janë të vërteta.
(5) Kasani, Bedaius Sanaiu, v.II, f.59.
(6) El Babertij, El Inajeh sherhul Hidajeh, v.I, f.299.
(7) Buhariu në Sahih, nr.789.
(8) Kasani, Bedaius Sanaiu, v.II, f.59.
(9) Kuduriu mendon se ekziston mundësia që të ketë qenë namazi i vitrit, për shkak se në namazin e vitrit duatë e të Dërguarit ishin më të gjata. Ebul Husejn el Kuduri, Et Texhrid (el mevsuatul fikhijetul mukarenetu), v.II, f.529.
(10) Zejnudin Rrazi, Tuhfetul Muluk, bot.I, Darul Beshair el Islamijeh, Be jrut-Liban, 1417, f.73.
(11) Ebul Husejn el Kuduri, Et Texhrid (el mevsuatul fikhijetul mukarenetu), v.II, f.528.
(12) Siraxhu din ibën Nuxhejm, En Nehrul Faik sherh Kenzud Dekaik, bot.I, Daru-l kutub el Ilmijeh, 1422-2002, v.I, f.214.
(13) Këtë e poten con edhe Kasani, i cili thotë se Shejbani përcjell një opinion të tillë nga Ebu Hanife, i cili e parashihte bashkimin e tesmiut dhe tahmidit. Kasani, Bedaiss Sanaiu, v.II, f.60.
(14) Leknevij, Um deturr Rriajeh ala sherhil vikajeh, v.II, f.95.
(15) Zejleiu, Tebjinul Hakaik, v.I, f.116.
(16) Ibën ebil Izz, Et Tenbihu ala mushkilatil Hidajeh, bot.I, Mektebetur Rrushd, Arabia Saudite, 1424-2003, v.II, f.549. (17) Ebul Husejn el Kuduri, Et Texhrid (el mevsuatul fikhijetul mukarenetu), v.II, f.529.


 


 


Dituria Islame 318