Të dhëna statistikore(1):
- Emri ndërkombëtar në anglisht: Republic of Senegal.
- Emri zyrtar: Republika e Senegalit.
- Sistemi i qeverisjes: republikan.
- Sipërfaqja: 196, 723 km².
- Numri i banorëve: 12. 855. 153 (2011).
- Dendësia: 65. 3 (banorë në 1 km²).
- Feja: myslimanë 94%, të krishterë 5% dhe besime afrikane të vendit 1%.
- kryeqyteti: Dakar (konsiderohet qyteti më i madh i vendit).
- Qytete të tjera: Touba, Thies, Rufisque, Kaolack, Ziguinchor, Saint-Louis, M'Bour, etj.
- Grupet etnike: Wolof 43. 3%, Polar 23. 8%, Serer 14. 7%, Jola 3.7, Mandinka 3%, Soninke 1.1%, evropianë dhe libanezë 1% dhe etni të tjera 9.4%.
- Gjuhët kryesore: Frënge (gjuhë zyrtare) dhe gjuhët vendëse, prej tyre më e folura Wolof.
- Njësia monetare: frangu i Afrikës së mesme (1.00 XOF = 0. 0015 EUR).
-Data e pavarësisë: 4 prill 1960 (nga Franca)
- Festë kombëtare: 4 prill 1960 (dita e shpalljes së Pavarësisë së vendit).
Pozita gjeografike
Republika e Senegalit është një shtet afrikan që ndodhet në këndin perëndimor të kontinentit, përkatësisht në brigjet e oqeanit Atlantik. Senegali nga veriu kufizohet me Mauritaninë në një gjatësi deri në 813 km, nga lindja me malin në një gjatësi prej 419 km, nga jugu me Guinenë në një gjatësi prej 330 km, po ashtu nga jugu me Guinea Bisao-n me një gjatësi deri në 338 km dhe me Gambian në një gjatësi prej 740 km. Gambia është republika që rrëmben territore të republikës së Senegalit, dhe ajo shtrihet brenda territorit të Senegalit me një gjatësi prej 475 km dhe me një gjerësi që nuk tejkalon 60 km. Pra, Gambia është shteti i cili, në aspektin e shtrirjes gjeografike, ndan Senegalin në dy pjesë: Pjesa veriore dhe Pjesa jugore. kontakti mes këtyre dy pjesëve të Senegalit nuk bëhet përveçse duke kaluar nëpër republikën e Gambias, ose duke përdorur ndonjë alternativë tjetër të largët përreth.(2)
Në Senegal mbizotëron klimë tropikale, e nxehtë dhe me lagështi, Gjatë stinës së shirave, që zgjat nga muaji maj e deri në muajin nëntor - mbretërojnë erëra të rënda jugore-lindore. Ndërkaq, stina e thatësisë, që zgjat nga muaji dhjetor deri në muajin prill - manifestohet me ngritje të temperaturës, me thatësi dhe me erëra stinore. temperaturat në brigjet bregdetare të vendit janë mesatare, kurse në rajonet jugore të vendit manifestohen reshje atmosferike.(3)
Dakar: kryeqyteti i Senegalit- shtrihet në pjesën perëndimore të vendit, përkatësisht në bregun e oqeanit atlantik. Dakari konsiderohet prej porteve më të rëndësishme në oqeanin atlantik, bazë detare dhe urëlidhëse me vlerë për linjat ajrore ndërlidhëse me Amerikën jugore dhe me jugun e Afrikës. Ky qytet konsiderohet qendër e rëndësishme tregtare, kulturore dhe industriale; nga mallrat më të rëndësishme të tregtisë janë kikiriki, lëkurat, peshku dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë. Dakari në vitet pesëdhjeta (të shekullit të shkuar) ka qenë kryeqytet i Afrikës franceze dhe rezidenca e udhëheqësit të përgjithshëm francez. Ndërkaq, kur vendi fitoi pavarësinë, u bë kryeqytet (më parë ishte San Louis). numri i banorëve të këtij qyteti arrin afërsisht deri 2.000.000 banorë (sipas vlerësimeve statistikore të vitit 2000).(4)
Përhapja e fesë Islame në Senegal
Përcaktimi i kohës së hyrjes së islamit në Senegal nuk është i lehtë, ngase islami në Afrikë nisi të depërtonte nga dy anë, përmes Magrebit dhe Abisinisë, e mandej u përhap në tërë kontinentin afrikan. mirëpo, historikisht është e sigurt dhe e qëndrueshme se shumica e afrikanëve myslimanë nuk e kanë përqafuar islamin përmes fushatave ushtarake, por përmes karvanëve të tregtarëve dhe pedagogëve myslimanë. megjithatë, thirrja islame kishte arritur në brigjet e lumit Senegal përmes myslimanëve të Marokut, d.m.th. nga veriu i vendit. Mandej, Islami filloi të përparonte edhe në drejtim të jugut, ku u përhap në mesin e fiseve Zenxhije - vendëse. faktor i rëndësishëm që luajti rol në lehtësimin e përhapjes së islamit në këto zona, ishte edhe natyra e banorëve nomadë dhe baritorë, për shkak të lëvizjeve të tyre të zakonshme, duke bartur dhe përhapur islamin kudo që ata lëviznin. Pastaj, feja islame vazhdoi të përhapej edhe në pjesët lindore dhe jugore të Senegalit, për të depërtuar në zonat e brendshme të vendit. Gjithashtu, në këtë drejtim rol të konsiderueshëm kanë luajtur edhe murabitët (1056 - 1147 miladi), të cilët, me synimin e tyre për të përhapur islamin në ato rajone, ata lidhën kontakte reciproke me grupe myslimane nga banorë vendës, kurse këta të fundit, me interesim të veçantë, kontaktonin me vëllezërit e tyre myslimanë përmes shkretëtirës. Po ashtu, ka edhe faktorë të tjerë, që ndihmuan në përhapjen e islamit në Senegal, duke përfshirë këto: Qartësia e besimit islam dhe përshtatshmëria e saj me natyrshmërinë njerëzore, përkatësisht thjeshtësia dhe lehtësimi i tij. Gjithashtu, në përhapjen e fesë islame në këto rajone një ndikim të rëndësishëm luajtën edhe pedagogët dhe predikuesit myslimanë. një prej udhëpërshkruesve evropianë ka vërejtur se, si thirrës të bardhë myslimanë që dinë shkrim lexim, kishin ardhur nga vende të largëta drejt këtyre zonave, me synimin për të hyrë zezakët në fenë islame përmes predikimit, e kjo dëshmon për transparencën e mësimeve islame dhe kontributin e çmuar që dhanë pedagogët myslimanë gjatë përcjelljes së islamit tek të tjerët nëpër kohë të ndryshme.(5)
Historia e Senegalit
Historia e Senegalit është e lidhur me disa nga vendet fqinje, andaj diku në shekujt X e Xi ishin themeluar lidhjet në mes Senegalit dhe Afrikës veriore. mandej, në shekullin Xv, për herë të parë eksploruesit portugezë kishin vizituar Senegalin dhe aty kishin ngritur stacione pranë brigjeve të lumit Senegal. Pastaj, në vitin 1650 francezët ngritën koloninë e parë franceze në Sant Louis. ndërkaq, në shekujt Xvii e Xviii, në saje të tregtarëve evropianë, u shtua tregtia e eksportimit të skllevërve, e fildishit dhe e arit. Britanezët në periudha të ndryshme kohore historike kishin mbizotëruar në disa pjesë të Senegalit, por francezët nxituan dhe e pushtuan vendin në vitin 1840. Pastaj, në vitin 1860 u realizua ngritja e qytetit Dakar dhe në vitin 1902 vendi u bë pjesë e Afrikës Perëndimore franceze, me Dakarin kryeqytet. Mandej, në vitin 1946, Senegali u bë një nga territoret franceze përtej detit, me këshillin e vet të veçantë legjislativ dhe me përfaqësim parlamentar në Parlamentin francez. kurse, më 1948 leopold senghor themeloi bllokun demokratik senegalez të luftës për pavarësi. në vitin 1960 vendi arriti pavarësinë brenda unionit federal të malit, por dy muaj pas formimit të këtij unioni, Senegali u tërhoq nga ky bashkim dhe Senghori, udhëheqësi i partisë Bashkimi Përparimtar socialist senegalez, u bë kryetar i vendit. Mirëpo, ndikimi politik dhe ekonomik francez në këtë vend mbeti edhe më tej i fortë.(6)
Gjendja ekonomike
Kultura bujqësore dhe degët e saj shoqëruese janë artizanatet themelore të senegalezëve. në këtë kulturë punojnë 70% e popullatës dhe 12% e tyre punojnë në industri. Prodhimet më të rëndësishme në Senegal janë: kikiriki, që zë 21% të sipërfaqes së tokës bujqësore, pastaj vijnë peshkimi, kallami i sheqerit, orizi, misri dhe pambuku. meqë peshkimi nga të degët që sjellin të ardhura renditet në vendin e dytë menjëherë pas kikirikit, vlen të theksojmë se brigjet detare të Senegalit dhe të Mauritanisë konsiderohen nga zonat më të mëdha për nga sasia e gjuajtje së peshkut, bile dhe nga vendet më të famshme të peshkimit në botë. në vendin e tretë renditet turizmi: Brigjet bregdetare dhe pyjet e Senegalit llogariten nga vendet më të bukura dhe më të përshtatshme për gjueti, sidomos për evropianët.(7)
____________________________________
(1) Vladimir Zoto Enciklopedi gjeografike e botës, f. 203, 204. Dasara, 2007, tiranë. Amir B. Ahmeti; atlas i Botës islame, f. 54, 55. logos-a, 2009, Shkup.
(2) dr. Muhammed Mahmud Es-serjani; El Vexhiz fi Gjugrafia El Alem El Islami, f. 236. Dar Alem el Kutub, 1997, Rijad.
(3) www.ebnmisr.com.
(4) Amine ebu haxher; Mewsuatu-l- Muduni-l- Islamijjeti, f. 310, 311. Daru Usame, 2010, aman, Jordani.
(5) Dr. Muhammed Mahmud Es-serjani; f: 237. www.hadielislam.com.
(6) Muhammed Atris; Muxhem Buldan El Alem, f. 88, 89. Mektebetul Adab, 2007, Kajro.
(7) www.hadielislam.com.
Mr. sc. Samir B. Ahmeti