Rasti më i njohur, i famshëm i ofendimit të fesë (blasfemisë) në historinë e gjyqësorit egjiptian!
Një burrë mysliman u grind me fqinjin e tij të krishterë dhe, në zemërim e sipër, ofendoi kundër fesë së tij.
Burri i krishterë shkoi në gjykatë dhe ngriti një padi kundër tij, duke sjellë dëshmitarë të incidentit, përfshirë fqinjët myslimanë që dëshmuan në emër të tij.
Gjëja e habitshme është se burri mysliman kundër të cilit u ngrit padia autorizoi dikë për ta mbrojtur! Avokati dhe politikani shumë i famshëm i krishterë, Mekrem Ebeid Pasha
Mekrem Ebeid doli para gjykatësit dhe tha një deklaratë që u bë historike:
"I kërkoj gjykatës të pushojë çështjen kundër klientit tim mysliman, sepse nxënësit në shkollat kuranore të Egjiptit rural mësojnë: "Në të vërtetë, e vetmja fe e pranuar te Zoti është Islami." (Ali Imran: 19)
"Prandaj, kur klienti im e ofendoi fenë krishtere, ai as nuk beson se ka një fe tjetër përveç Islamit!"
Ai nuk kishte ndërmend të fyente një fe tjetër, sepse; "Nga pikëpamja e tij, asnjë fe tjetër e shenjtë nuk është fyer. Ekziston vetëm një fe, dhe ajo është Islami, dhe çdo gjë tjetër është mosbesim!"
Me fjalë të tjera, nga pikëpamja e mbrojtjes, krimi nuk ekzistonte fare. Gjykatësi e shikoi, qeshi dhe tha: "Dhe a e besoni këtë?"
Mekrem Ebeid u përgjigj me shumë zgjuarsi, duke thënë: "Jo... po ju drejtohem me atë që ju besoni... dhe atë që e ka formuluar kushtetuta egjiptiane: 'Ju keni fenë tuaj, dhe unë kam fenë time.'"
E gjithë salla e gjyqit Shpërthyen duartrokitje, myslimanë dhe të krishterë njësoj, të impresionuar nga mençuria e avokatit të krishterë Mekrem Ebeid. Ai e shpalli myslimanin të pafajshëm.
Çështja mbetet një nga më të famshmet në historinë egjiptiane, sepse ata që dëshmuan me të krishterin ishin mysliman.
Dhe ai që mbrojti myslimanin ishte avokati i krishterë!
Dr. Musa Vila