Trajtesë juridike rreth leximit të Kuranit për të vdekurin

 


A lejohet të lexohet Kurani fisnik me qëllim që shpërblimi i atij leximi t'i dedikohet të vdekurit mysliman? A mund të përfitojë i vdekuri nga këto shpërblime, thënë më thjesht, a e pranon Zoti Fuqiplotë atë vepër mirësie si vepër për të vdekurin apo jo?!


Pasi që jemi krijesa gabim tare dhe shumë herë edhe obligimet fetare i lëshojmë e mbase ndonjëherë edhe bëjmë padrejtësi reciproke ndaj familjes dhe rrethit ku jetojmë, është shumë normale që ne, si njerëz, pas vdekjes të kemi nevojë shumë të madhe për sevape, në mënyrë që të kemi një llogari sa më të lehtë dhe të dalim sa më faqebardhë para Zoti xh.sh..
Për këtë arsye, dijetarët dhe juristët islamë, përveç të tjerash, kanë diskutuar edhe mënyrat se si mund t'i ndihmojmë të vdekurit, apo si mund të përfitoj i vdekuri pas vdekjes së tij nga veprimet e besimtarëve, rëndom që sheriati veprimet e tilla i konsideron të ligjshme.
E në këtë kontekst, një prej çështjeve që ka zgjuar kureshtje dhe diskutim të gjatë te shkollarët dhe studiuesit bashkëkohorë të jurisprudencës islame, por edhe të xhematit në përgjithësi, jo vetëm te ne në Kosovë, por edhe gjetiu, është edhe çështja e leximit të Kuranit për të vdekurin dhe dedikimi i shpërblimeve të arritura nga ai lexim për shpirtin e dikujt të vdekur, në mënyrë që sadopak t'i ngrihet pozita të vdekurit para Zotit xh.sh..
E për ta kristalizuar këtë çështje, juristët islamë kanë dhënë mendimet dhe konkluzat e tyre, disa prej tyre mendojnë se me vdekjen e personit mbyllet edhe kontoja e shpërblimeve të tij dhe përfundon edhe kopertina e veprave të tij të kësaj dynjaje, me atë rast edhe nuk i bën dobi atij asgjë tjetër nga veprat e njerëzve të tjerë, pa marrë parasysh çfarë veprash janë, qofshin ato të mira apo të liga.
Por, në anën tjetër, disa nga juristët islamë mendojnë krejt ndryshe. Ata thonë se veprat e të gjallëve mund t'i bëjnë dobi të vdekurit, nëse shpërblimi i asaj vepre i dedikohet të vdekurit, siç është leximi i Kuranit për të vdekurin, lëmosha, haxhi be del, duaja, Istigfari-kërkimi falja për të, kurbani, e shumë vepra të tjera që sheriati islam i ka cilësuar si vepra të mira dhe ka premtuar shpërblim për to.(1)
Mirëpo, për të qenë sa më konciz dhe për të kuptuar mirëfilli këtë çështje doemos duhet të referojmë në mendimet e shkollave juridike islame-medhhebeve dhe argumenteve të tyre, pavarësisht polemikave të stërzgjatura që janë shfaqur rreth ligjshmërisë së këtij veprimi.(2)
Fillimisht duhet theksuar fakti se shumica e dijetarëve islamë e shohin si të ligjshme bërjen e duasë-lutjen për të vdekurin, dhënien e sadakasë për shpirt të tij, kryerjen e haxhit bedel për të, dhe kjo me qëllim që shpërblimet e këtyre veprave t'i dedikohen të vdekurit, dhe, rreth këtyre pikave, pothuajse nuk ekzistojnë fare divergjenca në mes të dijetarëve.
Mirëpo, pika që ka ngjallur diskutim te dijetarët dhe ka shkaktuar huti në mes të xhematit është pika se: A lejohet të lexohet Kurani fisnik me qëllim që shpërblimi i atij leximi t'i dedikohet të vdekurit mysliman?A mund të përfitojë i vdekuri nga këto shpërblime, thënë më thjesht, a e pra non Zoti Fuqiplotë atë vepër mirësie si vepër për të vdekurin apo jo?!
Pa e zgjatur shumë, mund të themi se rreth kësaj çështjeje juristët islamë kanë pasur kryesisht dy mendime kryesore:
Mendimi i parë: të cilin e përfaqësojnë juristët e medhhebit hanefi dhe të atij hanbeli, dhe dijetarëve bashkëkohorë të medhhebit maliki, si dhe sipas një mendimi të dijetarëve të medhhebit shafi; thotë që lejohet që Kurani fisnik të lexohet me nijet që shpërblimet e leximit t'i dhurohen të vdekurit mysliman.
Madje, sipas Imam Ahmedit, jo që lejohet t'i dhurohet vetëm shpërblimi i leximit të Kuranit, por lejohet t'i dhurohet edhe shpërblimi i çdo pune tjetër të mirë, nga e cila shpresohen shpërblimet. Këta juristë mendimin e tyre e kanë mbështetur në këto argumente sheriatike:
Nga Kurani Famëlartë, ku Allahu xh.sh. thotë: "Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: "Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim, dhe mos lejo në zemrat tona asnjë urrejtjeje ndaj atyre që besuan! Zoti ynë, Ti je i Butë, Mëshirues!"(El-Hasher, 10)
Duke komentuar këtë ajet kuranor, ata thanë: Nëse lejohet që përmes du asë ose sadakasë e që është veprim yni, të përfitojë i vdekuri dhe të përmirëso het gjendja e tij në botën tjetër dhe t'i arrijnë shpërblimet të vdekurit, atëherë lejohet që edhe përmes lexim it të Kuranit të ndodhë një gjë e tillë dhe sigurisht se leximi i Kuranit dhe dhurimi i shpërblimit për të vdekurin është sadakaja më e mirë që mund ta bëjë njeriu, madje edhe më e mirë sesa sadakaja materiale.
b) Gjithashtu janë argumentuar edhe me hadithin e Muhamedit a.s., kur Amër bin Asi e kishte pyetur që të lironte robër për babanë e tij të vdekur, e Muhamedi a.s. i kishte thënë:"Vërtet sikur të ishte mysliman dhe të kishit li ruar robër, të kishit dhënë sadaka, apo edhe ta kishit kryer haxhin për të, atij do t'i kishin arritur shpërblimet".(3)
Po ashtu edhe ky hadith dëshmon po të njëjtën rregull juridike, ngase le jon sadakanë dhe veprat e tjera të mira që të punohen për të vdekurin dhe konfirmon arritjen e shpërblimit të atyre veprave te i vdekuri mysliman.
Andaj, sipas këtij mendimi, leximi i ndonjë kaptine të Kuranit, apo edhe i tërë Kuranit në tërësi, për t'i dedikuar shpërblimet e arritura nga ai lexim për të vdekurin, është vepër e ligjshme dhe e lejuar juridikisht, dhe nuk ka asgjë të keqe nga një veprim i tillë.
Mendimi i dytë(4): të cilin pothuajse e kanë zgjedhur dijetarët e medhhebit shafi dhe pjesa dërrmuese e dijetarëve të medhhebit maliki; thotë se ky veprim nuk lejohet dhe nuk bën që di kush nga të gjallët të lexojë Kuran për të vdekurin, ngase shpërblimi i lexim it të Kuranit nuk i arrin të vdekurit.
Këta juristë mendimin e tyre e kanë mbështetur me argumente kuranore dhe thënie nga Muhamedi s.a.v.s.
Zoti Fuqiplotë në Kuranin Famëlartë thotë:"Dhe se njeriut nuk i takon tjetër pos asaj që ka punuar."(En-Nexhm, 39).
Po ashtu edhe Muhamedit s.a.v.s. thotë: "Nëse vdes i biri Ademit-njeriu, atëherë atij i ndërpriten të gjitha punët përveç tri sosh: Një lëmoshë rrjedhëse, ose një dije që e ka lënë e prej së cilës njerëzia përfitojnë, ose fëmijë që lutet për të".(5)
Këta dijetarë kur kanë komentuar ajetin dhe hadithin e lartpërmendur, kanë konkluduar se veprat e njeriut që i bëjnë dobi atij janë vetëm veprat e tij personale që i ka punuar vetë gjatë jetës së tij, dhe njerëzia shohin hajr prej tyre edhe pas vdekjes së tij, ose edhe lutja apo duaja e fëmijëve të tij që luten për të, kurse çdo vepër tjetër që punohet nga të tjerët pas vdekjes së tij, pos haxhit bedel dhe sadakasë, nuk i bën dobi atij.


Cili nga mendimet është llogaritur më i sakti te juristët islamë!


Nëse shikojmë elaborimin e juristëve islamë rreth kësaj çështjeje të rëndësishme, mund të konkludojmë se mendimi më i saktë e të cilin e kanë përkrahur shumica e dijetarëve islam, është mendimi i dijetarëve të cilët e lejojnë leximin e Kuranit për të vdekurin, për këto arsye:
Përmendjen e disa argumenteve që argumentojnë se të vdekurit i arrijnë shpërblimet e dhuruara të sadakasë, duasë, istigfarit për të, lirimit të ro bit për të, haxhit bedel e të ngjashme dhe nga kjo nënkuptohet se mund t'i arrijnë edhe shpërblimet e leximit të Kuranit. Kjo, për faktin se, nëse dinari që njeriu e fiton me punën dhe djersën e tij lejohet të jepet sadaka për të vdekurin me unanimitetin e të gjithë juristëve islamë, atëherë pse nuk u lejuaka të jepen sadaka edhe shpërblimet e fituara nga leximi i Kuranit?!
Me të vërtetë argumentet që kanë përmendur dijetarët e medhhebit shafi dhe atij maliki, nuk mohojnë dhurimin e shpërblimit të leximit të Kuranit për të vdekurin, por ato vetëm e tregojnë se, nëse njeriu vdes, përfundojnë edhe veprat e tij personale, jo veprat dhe të mirat e të tjerëve për të.
Për këtë arsye mund të konkludojmë se mendimi i atyre që e kanë lejuar është mendimi i shumicës së dijetarëve, dhe është më i zgjedhuri në mesin e juristëve islamë. Madje, këtë mendim e kanë përkrahur edhe Ibën Tejmije(6) dhe Ibën Kajim El-Xhevziu,(7) nga dijetarët e shkollës juridike han belite, dijetarë këta që llogariten se kanë mendime më strikte në jurisprudencën islame.


___________________________________
1. Shiko "Nadharijetul-Uxhuur fil-Fikh-El-Islamij" Pr.dr. Ahmed Hasen El-Kurdij Ed-Dimeshkij fq. 156.
2. Shiko "El-Mevsuatul-Kuvejtije 33/60.
3. Transmeton Ebu Davudi, në "Sunenin" e tij, me nr. 2883. Hadithi është i pranuar për argumentim te të gjithë dijetarët e hadithit.
4. Dy mendimet e dijetarëve islamë për këtë çështje, pothuajse më së miri janë elaboruar në "El-Mevsuatul-Kuvejtije 33/60. Aty janë përmendur edhe referencat kryesore të secilit medhheb për këtë çështje, si Hashijetu Ibn Abidin 1/605, Keshaful-Kana 2/147, El-Insaf 2/558-560, Hashijetu Ed-Desuki 1/423 etj.
5. Transmeton Tirmidhiu me numër1376.
6. Shiko: "Mexhmuuatul Fetava" Tekijudin Ahmed Ibn Tejmijeh 12/175-178.
7. Kitab "Err-Rruh" Ibn Kajim El-Xhevzi jeh fq. 47-51


 


 


 


Dituria Islame  335