Paqja në praktikën e Muhamedit a.s. (2)


Me Sahifen Pejgamberi a.s dëshiroi të rregullonte sistemin e jetës në shoqëri e i cili do të jetë bosht i bashkimit të banorëve të Medinës, kushtetuta e parë e qytetërimit të Medinës.


Kjo kushtetutë është bërë ndërmjet ensarëve (banorëve myslimanë të Medinës) dhe mu haxhirëve (atyre që emigruan në Medinë), e më pastaj nenet e kësaj kushtetute u zgjeruan edhe ndër fiset çifute dhe te disa të tjerë që banonin në Medinë, sipas saj u janë siguruar pasuria, nderi, feja dhe u janë përcaktuar të drejtat dhe obligimet. Tani le t'i përmendim fjalët e Profetit Muhamed a.s dhe të shohim se cilës fushë i përkiste fjalimi i tij, " O ju njerëz, përhapni paqen" i ndalni luftërat me njëri - tjetrin.(1)
Me ndërmarrjen e hapave që përmendëm më sipër, shoqëria filloi të merrte veten dhe filluan shenjat e solidaritetit mes shoqërisë, të qenit pozitiv në shoqëri dhe dashurisë për njëri tjetrin. Ai e ndërroi mënyrën e të menduarit të tyre, shprehitë dhe moralin e tyre, i arsimoi barbarët në njerëz të civilizuar, i arsimoi mizorët në njerëz të drejtë dhe të përulur në Zotin, natyra e tyre jo e nënshtruar dhe krenare u kthye në nënshtrim dhe përulje ndaj ligjit dhe rendit.(2)
Nëse konflikti mes së drejtës dhe së shtrembrës në Mekë përfundoi me daljen e së drejtës nga Meka, beteja akoma nuk kishte përfunduar, pas këtyre që ndodhin në Medinë, do të fillojë një etapë e re për myslimanët, ajo e konfrontimit fizik me kurejshët.
Pejgamberi a.s është detyruar t'i mbrojë besimtarët në fenë e Alla hut xh.sh. nga idhujtarët shumë më të mëdhenj në numër, për këtë qëllim të lartë vetë Muhamedi a.s. ka marrë pjesë në 27 luftëra. Nën urdhrin e Allahut ai kërkon te marrëveshje paqësore, vetëm në rastet kur nuk arriheshin marrëveshjet fillohej lufta gjithmonë me porosi: të mos vritet robi i luftës dhe askush që nuk gjendet në fushëbetejë.
Zbriti verseti kuranor me të cilin Muhamedit a.s iu dha leja për t'u mbrojtur : " U lejohet (lufta) atyre që janë sulmuar, ngase u është bërë padrejtësi dhe Allahu me të vërtetë, është i Fuqishëm që t'i ndihmojë".(3) Ky kuptim i lartë human e bëri të lejuar luftën mbrojtëse duke e kushtëzuar në sa më pak viktima. Qëllimi i luftës në Islam nuk është vrasja e fëmijëve, grave e pleqve, mbytja e begative, djegia e bereqeteve etj. Xhihadi domethënë përpjekje në rrugë të Allahut brenda mundësive pa kohë dhe vend të caktuar, Xhihadi nuk ka asgjë të përbashkët me veprimet kriminele terroriste, me minimin e vendeve publike e me mbytjet e njerëzve të pafajshëm.
Këtu shihet qartë qëllimi i lartë i Islamit në vlerësimin e njeriut, për humanizmin e lartë dhe prioritetin edukativ që Islami i ka dhënë shoqërisë njerëzore. Njohja e jetës së Muhamedit a.s dhe veprimeve të tij që i bëri gjatë 63 vjetëve, e veçanërisht gjatë 23 viteve të pejgamberisë, janë të domosdoshme për arritjen e njësimit të myslimanëve dhe gara timin e paqes botërore.
Një segment i rëndësishëm i jetës së Muhamedit a.s. dëshmon se ka qenë vazhdimisht në favor të paqes dhe respektit ndërnjerëzor, dhe kjo e ka përshkuar tërë jetën e tij dhe veprimet e veçanta që i ka bërë gjatë gjithë jetës së tij. Një ndër këto veprime është edhe mar rëveshja-Traktati i Hudejbijes.(4)
Në këtë traktat përfaqësues i Mekës ishte Suhejl B. Amri. Prandaj kjo marrëveshje në çdo përkthim në gjuhën shqip duhet të quhet Traktati i Paqes i Hudejbijes. Përfundimisht në lidhje me këtë mund të themi se marrëveshja e Hudejbijes është "Traktat ndërkombëtar" i lidhur mes dy shteteve, njëri ndër këto dy shtete-Medina përfaqësohej nga Muhamedi a.s. dhe tjetri që ishte Meka përfaqësohej nga i autorizuari i mekasëve, Suhejl b. Amri, me qëllim të arritjes së paqes mes këtyre dy vendeve në afat prej 10 vjetësh.(5)
Pas një diskutimi të gjatë mes Muhamedit s.a.v.s dhe Suhejl b. Amrit arritën deri te marrëveshja për nënshkrimin e një traktati të paqes. Pejgamberi s.a.v.s e urdhëroi Aliun r.a të shkruante atë që i diktonte. Pejgamberi s.a.v.s tha: "Bismil-lahir-rrahmanir-rrahim", kurse Suhejli ndërhyri e tha: kush është ky Err-rrahman, ne nuk e njohim këtë Zot, prandaj shkruaje Bismik-Allahumme. Pejgamberi s.a.v.s e pranoi këtë kusht dhe atëherë urdhëroi Aliun r.a të ve pronte ashtu.(6)
Vazhdoi Pejgamberi s.a.v.s: "Ky është traktat mes Muhamedit, të Dërguarit të Allahut dhe Suhejl B. Amrit...", kurse Suhejli ndërhyri prapë dhe tha: "Ndalu, sikur të kishim pranuar për të dërguar të Allahut ne nuk do ta ndalonim hyrjen tuaj në Qabe dhe as që do të luftonim kundër teje, por shkru aj kështu: Ky është Traktat mes Muhamedit, të birit të Abdullahut dhe....", Pejgamberi s.a.v.s tha: "Megjithatë unë jam pejgamber e i Dërguar i Allahut edhe pse ju nuk më besoni". Pejgamberi s.a.v.s urd hëroi Aliun r.a. që të veprojë ashtu siç kërkoi Suhejli. Sigurisht që ata që luftuan me Pejgamberin s.a.v.s. e të cilët e donin dhe e besonin si të Dërguar të Allahut nuk dëshironin të vepronin asgjë që do ta cenonte nderin dhe imazhin e Muhamedit s.a.v.s. I këtillë ishte edhe Aliu r.a i cili hezitonte dhe nuk mundi ta fshinte fjalën "i Dërguar i Allahut".
Kur e pa Pejgamberi a.s. vendos mërinë e tij, atëherë e fshiu vetë. Ky Traktat në formën e tij përfundimtare do të dukej kështu: Në emrin Tënd o Allah. Ky Traktat i paqes (es-sulhu) është marrëveshje mes Muhamedit, të birit të Abdullahut dhe Suhejl b. Amrit (të cilët pajtohen):


Neni 1


Muhamedi të kthehet në Medinë dhe në këtë vit mos të hyjë në Mekë, ndërsa në vitin e ardhshëm ta vizitojë Qabenë në afat prej tri ditësh duke mos pasur me vete armë, përveç shpatave në këllëf. Gjatë kësaj kohe kurejshitët nuk guxojnë t'u bëjnë kurrfarë pengesash.


Neni 2


Ndërprerja e armiqësive mes tyre në afat prej 10 vjetëve. Gjatë kësaj periudhe sa zgjat ky armëpushim njerëzit do të qarkullojnë lirisht dhe do të mbrojnë njëri-tjetrin.


Neni 3


Kush dëshiron t'i bashkohet Muhamedit, këtë mund ta bëjë me kusht që ta respektojë këtë traktat, e kush dëshiron t'u bashkëngjitet kurejshitëve le të veprojë ashtu. Çdo fis i tillë konsiderohet pjesë e atij populli. Çdo armiqësi ndaj aleatëve do të konsiderohet si armiqë si ndaj palës që i takon.


Neni 4


Ata që ikin te Muhamedi nga fisi kurejsh pa lejen e zotërisë së tij, ata do t'i kthejnë në Mekë. Kurse ata që vijnë nga myslimanët te kurejshët përkatësisht nëse dikush prej tyre ikën te këta, të mos u kthehen myslimanëve.(7)
Gjatë kësaj kohë Pejgamberit a.s, ai u dërgoi letra për thirrje në Islam qeveritarëve të shumtë, mbretërve të shteteve si dhe guvernatorëve të qyteteve.


______________________________________________
1. Amër Halid, Gjurmëve të të Dashurit Tonë, Shkup 2006, f. 226.
2. Mewdudi, Të Kuptuarit e Drejtë të Islamit, f. 49, Shkup 1994.
3. Kura ni , 22 : 39.
4.http://www.alb-drejtesia.com.
5. Amër Halid, Gjurmëve të të Dashurit tonë, Shkup 2006, f. 340.
6. http://www.alb-drejtesia.com.
7. http://www.alb-drejtesia.com


 



Nashit Ferati
Dituria Islame 336


Nuk ka artikull pas ketij.