Krishteri dhe muslimani

E ftoi krishteri një musliman në shtëpinë e tij, dhe pasi i shprehu mirëseardhje ia ofroi një pjatë me rrush. Muslimani e falënderoi dhe filloi ta haj rrushin.

Pas pak u ngrit krishteri, e mori një gotë, e mbushi me verë dhe e vendosi para muslimanit. Kur e pa muslimani këtë i tha: “Më fal, por kjo për mua është haram.”

Ndërsa krishteri ia ktheu: “Është e çuditshme me ju muslimanët e lejoni (këtë) rrushin, ndërsa e ndaloni këtë (verën). Edhe pse kjo (vera) është nga kjo (rrushi)!

Me të dëgjuar këtë, muslimani e pyeti: “A ke grua?”

“Po”, ia ktheu krishteri

“A mund ta ftosh këtu?”, i tha muslimani

U ngrit krishteri e ftoi... dhe ajo erdhi.

Pastaj muslimani i tha: “A ke vajzë?”

“Po”, tha krishteri “Një vajzë të vogël!”

“Mirë na e sjell këtu”, tha muslimani

U ngrit i krishteri dhe e solli vajzën e cila ishte duke luajtur në dhomën tjetër!

Atëherë muslimani i tha: “A nuk e sheh se Allahu ta ka lejuar këtë (gruan), kurse ta ka ndaluar këtë (vajzën), edhe pse kjo është nga kjo!!

Atëherë i krishteri mbeti i shtangur dhe tha: “Dëshmoj se nuk ka Zot pos Allahut. Dëshmoj se Muhamedi është profet i Tij, dhe nga sot unë jam musliman.”


Artikulli i kaluar
Një tregim tepër interesant
Artikulli radhës
Pa mund - nafakë e vogël

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani