Marrëdhëniet ndërmjet Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut janë temë e vazhdueshme e mediave botërore.
Në të dyja Koretë jetojnë disa qindra mijë muslimanë. Për fat të keq, në Korenë e Veriut nuk lejohet liria e fesë, për këtë arsye ekzistojnë shumë pak informata rreth Islamit dhe muslimanëve në këtë vend. Sipas informatave jozyrtare në Korenë e Veriut jetojnë rreth dy mijë muslimanë.
Sa i përket e Koresë së Jugut situata është krejtësisht e ndryshme. Muslimanët në Korenë e Jugut e gëzojnë lirinë, por për fat të keq edhe në këtë vend ekziston islamofobia.
Muslimanët në Korenë e Jugut kanë organizatën e tyre fetare, Federatën muslimane të Koresë, e cila u themelua në vitin 1967. Sipas të dhënave të kësaj organizate në Korenë e Jugut jetojnë mes 120 dhe 130 mijë muslimanë, prej të cilëve 45 mijë koreanë, pjesa tjetër janë muslimanë nga Pakistani dhe Bangladeshi që jetojnë dhe punojnë në Korenë e Jugut.
Në Seul, ekziston vetëm një xhami.