Ku janë shpirtrat në berzah

Hatib: Nezim Halilović Muderris

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi me te mirin njeri, Muhammedin, mbi familjen, shokët dhe mbare pasuesit e tij deri ne amshim.

Të nderuar vëllezër besimtar!
Hytben e sodit e kam titulluar "Ku janë shpirtrat në berzah" Në fillim të kësaj hytbe, ia përkujtoi vetes dhe juve hadithin e Pejgamberit s.a.v.s., të cilin e transmeton Ebu Davudi r.a. me të cilin, ai i cili është dërguar mëshirë për botët, na mëson që të kërkojmë mbështetje nga Allahu xh.sh. pas uljes së fundit (në namaz) nga katër gjëra: Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kur dikush prej jush e përfundon teshehudin ( uljen e fundit në namaz) lë të kërkoj mbrojtje tek Allahu xh.sh. nga katër gjëra: nga zjarri i xhehennemit, dënimi i varrit, nga sprovimet e jetës dhe vdekjes dhe të këqijat e Dexhxhallit." (Ebu Davud)

Vëllezër të nderuar besimtar, t’i mbajmë në mend fjalët e Pejgamberit s.a.v.s. dhe t'i praktikojmë në jetë.

Ibni Rexheb përmend transmetimin Nga Halil iben Jasefa, i cili ka thënë: "Ishim ulur me Ka'bin, kur erdhi Ibni Abasi dhe i tha Ka'bit: "Unë e kam kuptuar krejt çka është në Kur'an, përveç katër fjalëve dhe më lajmëroi për domethënien e tyre." Më pas e ka pyetur për kuptimin e fjalëve sixhxhin dhe Ilijjun, e Ka'bi iu përgjigj: "Ilijjun është qielli i shtatë në të cilën janë shpirtrat e besimtarëve, ndërsa sixhxhin është shtresa e shtatë e tokës, aty janë shpirtrat e jobesimtarëve."

Sa i përket pejgamberëve të Allahut xh.sh . alejhimus-selam, nuk ka kurrfarë dyshimi se shpirtrat e tyre gjenden tek Allahu xh.sh., në vendin më të lartë, në Ilijjun. Në transmetimet e besueshme është e shënuar se fjalët e fundit të Pejgamberit s.a.v.s. në shtratin e vdekjes kanë qenë: " Në një shoqëri të lartësuar! Këtë e ka përsëritur disa here Pejgamberi s.a.v.s. para se të shpërngulej në Ahiret.
Ndërsa, sa i përket shpirtrave të shehidëve, ata janë në xhennet, për të cilët dëshmojnë dy transmetimet në vijim: Mesruku tregon: "Kemi pyetur Abdull-llah iben Mes'udin për kuptimin e ajetit: "Assesi mos i llogaritni të vdekur ata të cilët janë mbytur në rrugën e Allahut xh.sh. Jo, ata janë të gjallë dhe furnizohen tek Zoti i tyre!" Dhe tha: "E kemi pyetur Pejgamberin s.a.v.s., lidhur me këtë dhe ka thënë: "Shpirtrat e tyre janë sikur zogjtë e gjelbër, të cilët fluturojnë lirshëm në cilindo xhennet dëshirojnë, e më pas shndërrohen në kandila, të cilët janë të varur në Arsh. Duke qenë në atë gjendje, Zoti yt i shikon dhe thotë: "Kërkoni çka dëshironi!" Thonë: "Çfarë të kërkojmë më tepër, kur kemi mundësi të fluturojmë nëpër xhennete kah të dëshirojmë?" Kur e shohin se nuk do t'iu ndahet pa kërkuar diçka, do të thonë: "Të lusim, që të na i kthesh shpirtrat në trupat tanë, që të vdesim në rrugën Tënde! " Kur e sheh se nuk do të kërkojnë diç tjetër, do ti lë të lire!" (Ibni Maxhxhe)
Në një version tjetër thuhet: Transmeton Abdullah Iben Abbas r.a.: "Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.: "Kur vëllezërit e juaj janë mbytur (kanë ra shehid) në Uhud, Allahu xh.sh. i ka vendosur shpirtrat e tyre në barqet e zogjve të gjelbër, të cilët kanë ardhur te lumenjtë e xhennetit, dhe kanë ngrënë nga frutat e xhennetit dhe janë shndërruar në kandila të artë, të cilët janë të varur në hijen e Arshit. Kur e kanë gjeture ushqimin, pijen dhe shoqërinë më të mire kanë thënë: "Kush do t’i lajmëroi vëllezërit tanë që jemi gjallë, në xhennet dhe jemi të furnizuar, në mënyrë që mos të ngurrojnë në xhihad dhe në luftë mos të jenë të dobët? " (Ebu Davud)
Më pas Allahu xh.sh. tha: "Unë do t’i lajmëroi për gjendjen tuaj!" Dhe Allahu xh.sh. e shpalli: "Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar me atë që u dha Allahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar radhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha Allahu, e s'ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve." (Suretu Ali Imran: 169. - 171.)
Sa i përket muslimanëve tjerë, ata ndahen në dy kategori: a) musliman të cilët nuk janë të ngarkuar me detyra fetare (d.m.th. fëmijët) dhe b) ata të cilët janë të ngarkuar me obligime fetare (moshërriturit). Kur është fjala për fëmijët, shumica e dijetarëve e konsiderojnë se shpirtrat e fëmijëve janë në xhennet, gjë që e vërtetojnë shumë hadithe.
Thotë Pejgamberi s.a.v.s. në hadithin të cilin e transmeton Buhariu, duke folur për shpërblimin e prindërve të cilët do të jenë të sprovuar me vdekjen e fëmijëve të moshës jomadhore: Transmeton Ebu Hurejre, r.a. se Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: " Kujt t'i vdesin tre fëmijë të moshës jo madhore, Allahu xh.sh. do ta fus në xhennet me Mëshirën e Tij ndaj tyre" (Buhariu)
Sa i përket muslimaëve të moshës madhore, shumë ajete Kur'anore e vërtetojnë se shpirtrat e tyre pas vdekjes janë në xhennet.
Allahu xh.sh.në Kur'an thotë: “Atij i është thënë: "Hyn në xhennet! e ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im, për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!" (Ja-Sin, 26 - 27)
Besimtarin të cilin e kanë mbytur jobesimtarët, për arsye se ka pranuar thirrjen e Pejgamberit s.a.v.s., që përmendet në kaptinën Ja-Sin, e ka thënë këtë menjëherë pas vrasjes, që është dëshmi e qartë se shpirtrat e tyre janë vendosur në Xhennet.
Pejgamberi s.a.v.s. na mëson se shpirtrat e jobesimtarëve do të dënohen në varr, gjë të cilën e vërteton transmetimi të cilin e shënon imam Nesaiu: Trasmeton Ajsheja r.a.: "Më kanë ardhur dy gra të moshuara hebreje nga Medina, dhe më thanë: "Banorët e varrezave dënohen në varret e tyre! "Unë e mohova këtë dhe nuk desha t'ju besoj dhe ato shkuan. Më pas te unë erdhi Pejgamberi s.a.v.s. i thash: "O i dërguari i Allahut, dy gra të moshuara herreje nga Medina më thënë: "Banorët e varrezave dënohen në varret e tyre!" Tha: "Të vërtetën e kanë thënë! Më të vërtetë ata dënohen, me dënim të cilin e dëgjojnë të gjitha gjallesat!" Sa herë që është falur, asnjëherë nuk kam mundur ta vërej, e të mos këtë kërkuar mbrojtje nga dënimi i varrit!" (Nesaiu)

Vëllezër besimtarë, të përgatitemi për vdekjen, berzahun, ringjalljen, Ditën e Gjykimit dhe insha-Allah, kënaqësinë e amshueshme në xhennete, të cilat na janë premtuar! T'i përmbushim të gjitha detyrimet fetare, e në veçanti obligimin e namazit, sepse pa namaz nuk ka besimtar të vërtetë, t'i përmbushim të gjitha obligimet të cilat i kemi marr mbi vete, sepse edhe për to do të pyetemi Ditën e Gjykimit, dhe të bëjmë gara në punë të mira!
Lus Allahun xh.sh. që t’na forcoi në rrugën e Islamit. T'i ndihmoj vëllezërit tanë kudo që janë, e sidomos ata në Siri, t’i shpëtoj nga zullumi dhe zullumqarët dhe t'ju ndihmoj që të korrin fitore. Që fëmijët dhe pasardhësit tanë t'i bëjë të gëzuar në sytë dhe zemrat tona dhe t'i drejtoj në rrugë të drejtë të ummetit. Që momentin e vdekjes t’na bëjë të lehtë. Që jetën në berzah t’na bëjë të këndshme dhe plotë kënaqësi deri në Ditën e Gjykimit. Që në Ditën e Gjykimit t’na i falë mëkatet, t’na i mbulon turpet, t’na i pranon veprat e mira dhe t’na përgëzojë me xhenetin e premtuar, në shoqëri me pejgamberët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe njerëzit e mirë!



Përktheu dhe përshtati: Esat Rexha