Mbulesa (Hixhabi) veshje e ardhmërisë

“Plotësisht është e qartë se në shoqëritë ku mungon edukimi i shëndoshë moral i gjinisë femërore, mjerisht çdo ditë, nga ora në orë, apo thuaja çdo çast, dëgjojmë dhe jemi dëshmitar të rrëfimeve të tmerrshme përdhunime dhe abuzime të ndryshme seksuale ndaj grave.”

Në periudhën e quajtur “The Day After” pas sulmit terrorist të së martës së zezë më 11 shtator të vitit 2001 në SHBA, feja islame sërish doli në epiqendër të vëmendjes dhe u bë objekt i analizave dhe kritikave nga më të ndryshmet.
U zhvilluan debate të tëra, ku u përfshinë orientalistë, islamologë dhe intelektual të sferave të ndryshme anekënd rruzullit tokësor, e sidomos në Perëndim. Një debat tillë nuk mungoi madje edhe në vetë botën arabo-islame. Mësimet islame, parimet e tij si dhe vetë doktrina e tij - u bënë objekt hulumtimi, studimi dhe analize nga dijetarë të ndryshëm në qarqe dhe mjedise të caktuara.
Në të gjitha këto debate nada de senalar nuk pati përkitazi me Islamin dhe mësimet e tij… pos ideve kaherë të moçme që sërish filluan të dalin në pah dhe të përfolën me të madhe…
Njëra nga çështjet që më së shumti u rrah dhe diskutua, përkatësisht u bë objekt studimi dhe diskutimi-ishte institucioni i hixhabit (mbulesës) dhe sa ora debati i cili u përhap përkitazi me këtë çështje nuk mbeti pa e përshkuar edhe nënqiellin tonë.
Në mjediset tona kjo çështje (hixhabi) u prek nga “grandsenorët” tanë “intelektual” dhe debati sa kaq u ndez. Më pas vazhduan zërat pro et contra Islamit në përgjithësi dhe mësimeve të tij në veçanti, e sidomos me theks të veçantë ndaj hixhabit mbulesës…
Meqë Islami është fe e dijes, paqes, kulturës dhe tolerancës, e pashë të arsyeshme se duhet t’i bëjë një shtjellim të shkurtër institucionit të hixhabit në Islam, gjithnjë me shpresë se sadokudo ky shkrim imi modest do të ndikojë në prezantimin e drejtë të mësimeve islame dhe do të ulë gjakrat e nxehur e veçanërisht do të bëjë që të ç’tensionohen shpirtrat e trazuar…
Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Fusnik thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të venë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues”. (El- Ahzabë, 59).
Ajo që bën dallimin mes njeriut dhe kafshës është veshja; Ajo (veshja) u ndihmon njerëzve që më lehtë t’u përshtaten karakteristikave kulturore të një grupi etnik, rajoni apo territori të caktuar…

Synimi i të mbuluarit, teshave është i trefishtë:
1. Mbulimi i trupit;
2. Pamja estetike; dhe
3. Respektimi i qëndrimit të caktuar.

Mbulesa islame (hixhabi) - duke u nisur nga ajo se është mbulojë për femrën, automatikisht vihet në mbrojtje të femrës nga shqetësimet dhe njëherit paraqet edhe shenjë identifikimi të kulturës islame, qoftë kjo në vendet islame apo ato joislame. Për femrën është i obliguar hixhabi, i cili e mbulon tërë trupin, me përjashtim të duarve, këmbëve nga poshtë nyjeve dhe fytyrës. D.m.th. hixhabi shërben si kriter për eliminimin e të këqijave dhe arritjen e përsosmërisë në shoqëri.


Pozita dhe roli i gruas në botën moderne

Hixhabi i kontribuon ndershmërisë së gruas dhe, njëkohësisht paraqet dhe është garanci e sigurisë së shoqërisë. Në mesin e elementeve të cilët e mbrojnë dhe ruajnë nderin, moralin, dinjitetin dhe rehatinë (qetësinë) e shoqërisë në përgjithësi, nuk ekziston mënyrë dhe mjet më efikas, me të cilin pjesëtarët e gjinisë femërore - në përputhje të plotë me natyrën e tyre - do ta mbronin shoqërinë në çdo aspekt nga çdo devijim, se sa institucioni i hixhabit. Duke u nisur nga kjo, qartë shihet se hixhabi ka rëndësi dhe domethënie të jashtëzakonshme…
Mbulesa islame (hixhabi), është njëri nga mjetet që armiqtë e Islamit e përdorin më së shumti për udhëheqjen e fushatës së fëlliqur të krijimit të
insuniatave dhe propagandës qëllimkeqe anti-islame, e që në thelb përmban sulm kundër normave dhe kulturës fisnike islame, d.m.th. atak ndaj vetë Islamit. Kjo fushatë Noche sinluna udhëhiqet nëpërmjet fjalës së shkruar, komenteve të ndryshme radio-televizive, rrjetit të internetit, diskriminimit të ndryshëm, moslejimit të ndjekjes së punës, apo të mësimit me hixhab (dukuri kjo që fatkeqësisht kohëve të fundit është prezentë në nënqiellin tonë), e që ka për qëllim dhe synim shtrembërimin dhe paraqitjen sa të jetë e mundur më zi të institucionit të mbulesës së gruas muslimane si sinonim të prapambetjes, me theks të veçuar gjoja në kthim prapa kah terri dhe injoranca (siç!), praktikisht shtrembërim i tërë konceptit të të mbuluarit, i cili është themeli i moralit dhe dinjitetit në shoqëri…
Me çfarëdo preteksti dhe forme që paraqiten, fushatat apolos pajaros de la muerte (se ndryshe s’ke si i quan) pikësynim ekskluziv dhe primar e kanë çuarjen ujë në mulli të armiqve të Islamit, përkatësisht kapitalizmit bashkëkohor gjakpirës - filozofisë materialiste të jetesës, idesë së përfitimit nga gjithçka, të cilët nuk ofrojnë asgjë tjetër pos “kulturë” nudolakuriqe dhe konsumuese, e që ka për qëllim që gruan ta shndërrojë në mjet profiti dhe instrument të industrisë së tij të fëlliqur propagandistike…
Duke parë dhe vërejtur pasurinë dhe fuqinë (vitalitetin) e mësimeve dhe kulturës islame, të cilat mësime në mënyrë plotësisht bindëse dhe argumentuese, nëpërmjet logjikës së shëndoshë, u kundërvihen kulturave të huaja të ndryshme për vetë substancën e Islamit në përgjithësi dhe atyre që propagandojnë dhe lansojnë zhveshjen nudo-lakuriq të gruas në veçanti. Perëndimi nëpërmjet propagandës dhe “intelektualëve” të tij, filloi fushatën e tij të egër anti-islame dhe anti-mbulesë (nga e cila propagandë nuk mbetën “imun” as edhe “intelektualët” e trojeve tona), duke pohuar se gjoja Islami e privon qenien femërore nga të drejtat e saja elementare - duke ia impomuar asaj hixhabin e që sipas botëkuptimit të mykur të tyre na qenka i huaj për femrën dhe natyrën e saj!!!
Përveç kësaj ata shkojnë aq larg sa që madje pohojnë se hixhabi nuk është i urdhëruar nga Zoti, por është i motivuar nga shkaqet dhe faktorët shoqëror, psikologjik dhe ekonomik…
Mirëpo, gjithë ky shtrembërim i fakteve dhe keqinterpretim i realitetit është tejet i dobët dhe meskin që ta eliminojë institucionin e hixhabit në Islam në përgjithësi dhe në mjedisin tonë në veçanti, ngase hixhabi me madhështinë dhe hijeshinë e tij jo rrallë herë i tërheq dhe josh madje-madje edhe gratë jomuslimane…
Por, e vërteta është se mbulesa islame (hixhabi) ashtu siç pamë edhe në fillim të tekstit, më sipër në Kur’anin Fisnik (El- Ahzabë, 59) është ligj i prerë i Allahut të Madhërishëm, d.m.th. rrënjët e veta i ka në urdhrin e Krijuesit, Allahut, Zotit të botërave. Allahu i Madhërishëm i Cili e njeh dhe e din më së miri se kushdo qoftë tjetër natyrën e njeriut – krijesës së Tij - i ka urdhëruar besimtaret që të vënë shamitë në kokë.
Urtësia në prapavijë e mbulesës islame (hixhabit) nuk është asgjë tjetër pos që femrës t’i ofrojë: siguri, nderë, dinjitet, pastërti dhe respekt, ndërsa shoqërisë qetësi dhe prosperitet.
Kur Kur’ani Fisnik kërkon nga gruaja që të mbulohet, njëkohësisht - bile në të njëjtë kohë ai lyp edhe nga burrat që t’i ndalin/frenojnë shikimet e tyre dhe t’i mbulojnë pjesët e turpshme, kështu që, në këtë mënyrë më sigurt t’i ikin sjelljes së padëshiruar dhe të pahijshme. Tërë kjo qartë dhe më së miri tregon se qëllimi i Kur’anit, përkatësisht Krijuesit të botërave - Allahut të Madhërishëm është formimi i shoqërisë së shëndoshë njerëzore, shoqëri kjo, ku nuk do të dominojnë sjelljet e turpshme e të pahijshme si dhe ekspozimi i lakuriqësisë-zhveshjes…
Fakti që grave u është ndaluar që ta ekspozojnë zbukurimin e tyre karshi atyre që nuk janë në lidhje fisnore: (“…përveç burrave të vet, baballarëve të vet ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk kanë aritur pjekurinë për gra…” Kur’ani; En-Nur, 31): qartë argumenton dhe tregon se synimi dhe ideali i
mësimeve islame është mbrojtja dhe evitimi nga përmbysja morale. Kjo në masë të madhe u vie në ndihmë burrave, të cilëve u bën mbrojtje nga sfidat e ndryshme, dhe në këtë mënyrë ata-burrat nuk arrijnë të pengohen nga kryerja e detyrimeve të tyre të përditshme shoqërore.


Gruaja, nënë dhe edukatore

Plotësisht është e qartë se në shoqëritë ku mungon edukimi i shëndoshë moral i gjinisë femërore, mjerisht çdo ditë, nga ora në orë, apo thuaja çdo çast, dëgjojmë dhe jemi dëshmitar të rrëfimeve të tmerrshme për dhunime dhe abuzime të ndryshme seksuale ndaj grave. Apo akoma edhe më keq, incestit, siç ishin p.sh. dy rastet që tronditën opinionin austriak dhe atë mbarë botëror: Historia e tmerrshme e austriakes Natasha Kampush, e cila kaloi plot tetë vjet e mbyllur nga i ati i saj në një bodrum dhe mundi të dilte që andej vetëm në 2006-ën; dhe ngjarja tjetër e tmerrshme e zhvilluar në një godinë normale dykatëshe, në qytetin industrial të Amstetenit, ku Elizabet Fricël, 42 vjeç, i kishte rrëfyer policisë se babai i saj, Jozef Fricël (73), e kishte mbyllur atë në qilarin e shtëpisë ku ata jetonin në 1984-ën, e kishte droguar dhe lidhur para se ta “burgoste” atje. Tre prej fëmijëve të saj, të moshës 19, 18 dhe 5 vjeç, qëndronin të mbyllur në qilar, që nga lindja, dhe nuk e kishin parë kurrë dritën e diellit, tha policia, duke ngritur kështu shqetësime për gjendjen e tyre fizike dhe mendore. Dy më të rinjtë janë djem, ndërsa më e madhja, është vajzë. Tre prej fëmijëve, dy vajza dhe një djalë, ishin rritur ndërkohë, nga Jozefi dhe bashkëshortja e tij...
Në shoqëritë e tilla, gjinia femërore është shtypur dhe eksploatuar gjer në maksimum dhe de facto në këto shoqëri gruaja është shndërruar thjesht
në objekt përçmimi dhe instrument reklamimi…
Kapitalizmi bashkëkohor perëndimor dhe filozofia e tij jetësore e ngritur mbi bazën e materializmit-dialektik, e nxit dhe propagandon me të madhe
të ashtuquajturën “kulturë” të zhveshjes, ngase në të kundërtën produktet e tij nuk do të shiten nëse në to (produktet) nuk figurojnë fotografi të gruas që i përdor ato, apo të gruas plotësisht të zhveshur-lakuriq, e cila në mënyrë të paturpshme e ekspozon trupin e saj…
Plotësisht është e qartë se Perëndimi ky le grand maitreen ironie do të
fushatës kundër hixhabit, përkatësisht veshjes së hijshme të gruas, ngase pikërisht mu kjo (hixhabi) i privon ata perëndimorët nga përfitimi i majmë dhe industria e seksit, të cilat në Perëndim janë shndërruar në “vlera” dhe
arterie frymëmarrëse të jetës!!
Së këndejmi, hixhabi është mënyrë islame që të veçohet dhe potencohet se gruaja është shumë më tepër se sa objekt nënçmimi dhe instrument për përfitimin e parave, përkundrazi ajo-gruaja patjetër duhet të respektohet, çmohet dhe nderohet, pikë së pari si nënë d.m.th. edukatore e brezit të ardhshëm dhe themeli bazë i strukturës së familjes së shëndoshë. Dhe kjo, në asnjë mënyrë nuk donë të thotë se grave iu imponohen ndalesa, përkundrazi kjo e përparon, fisnikëron dhe… edhe më tepër e madhështon rolin e saj shoqëror, pedagogjik, psikologjik, kulturor, etik, ekonomik etj., që ajo e mbërrin në shoqëri…
Në fund, nga të gjitha debatet dhe diskutimet e shumta që u zhvilluan dhe po vazhdojnë të zhvillohen anekënd botës, si nga dijetarët muslimanë apo ato jomuslimanë, një konkluzë e tyre është e përbashkët dhe pa marrë parasysh dallimet e ndryshme rreth çështjeve të ndryshme të Islamit, ata- të paktën pajtohen dhe… dhe janë në ujdi se megjithatë: Mbulesa (hixhabi) është veshje e ardhmërisë!


Ahmed R. Ramadani
Hëna e Re


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë