Vëllezër dhe motra në Islam! Hutben e sodit e kam titulluar "Avreti -. Lakuriqësia"
Tema është më se e nevojshme në një kohë kur lakuriqësia, si një mëkat i madh ka marr përmasa gjer në atë shkallë sa që e njëjta paralajmëron një katastrofë të vërtetë morale.
Ulemaja, avretin e kanë përkufizuar si "ajo që është e ndaluar të zbulohet nga pjesët e trupit të burrave dhe të grave!" Tek gratë çdo gjë është avret, me përjashtim të fytyrës dhe duarve, përderisa tek burrat avret është prej kërthizës ose brezit deri nën gjunjë.
Kur'ani, gruas i ka përshkruar se si të vishet dhe të mbulohet në mënyrë të dinjitetshme, e cila në asnjë moment nuk guxon të provokojë mashkullin dhe e cila në të njëjtën kohë është mburojë e nderit të gruas, por edhe garancion për ruajtjen e vlerave morale të shoqërisë.
Thotë Allahu, xh.sh. thotë: ''O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.''. (Al-A'raf, 26)
Ndërsa në një ajet tjetër thotë: "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t'i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.!" ( Al-Ahzab, 59)
Allahu i Lartësuar e ka ndaluar lakuriqësinë dhe e ka radhitur atë në radhët e mëkateve të mëdha. Ky është mëkat që shkatërron komunitetin, shoqërinë e ngushtë dhe të gjerë dhe i cili domosdoshmërisht përfshin edhe mëkatet tjera të mëdha, në të cilat në radhë të parë renditet prostitucioni (zinaluku), dhe ky mëkat në shoqërinë tonë po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha.
Për shkak të pasojave të mëdha negative, Allahu i Lartësuar ka dhënë udhëzime të qarta për ata njerëz që kuptojnë, se si duhet veshur, për të mos veshur në vetvete zemërimin e Tij.
Islami bën thirrje për pastërti morale dhe nga pasuesit e tij kërkon që maksimalisht të kujdesen për mënyrën e pamjes së tyre, formën e veshjes dhe stolisjes, për t’iu shmangur çdo gjëje që mund të shkaktojë provokim për individët me të cilët ata vijnë në kontakt, komunitetit apo grup njerëzish në të cilët ata lëvizin.
Islami kërkon nga besimtarët që t’i mbulojnë pjesët intime të trupit të tyre dhe si qenie e arsyeshme me atë veprim të dallohen nga kafshët.
Pejgamberi, s.a.v.s. e ka udhëzuar umetin e tij në mënyrën si në vijim: Transmetuar Behez ibn Hakim nga babai dhe gjyshi i tij: "E kam pyetur: " O i Dërguari i Allahut, çfarë duhet të fshehin dhe çka mund të tregojmë prej pjesëve intime të trupit? " Ai u përgjigj: "Fshehi pjesët intime të trupit nga çdo njëri, përveç nga bashkëshortja e jote ose nga ato gra që janë në pushtetin tënd. " I thashë:" O i Dërguari i All-llahut, e çfarë të veprojmë nëse njerëzit jetojnë së bashku? " Ai u përgjigj:"?. Përpiqu, gjithsesi nëse mundesh, që avretin askush mos ta sheh." Unë pastaj i thash: "Në qoftë se nuk ka asnjë një njeri (në qoftë se njeriu është vetëm)? " Ai tha: " Pikë së pari duhet të ndihemi të turpëruar para Allahut!" (Ahmedi)
Pejgamberi, s.a.v.s. në hadithin e transmetuar nga Imam Muslimi, i ka mësuar Sahabët për shenjat e vogla të Ditës së Kiametit, të cilat ai nuk i ka përjetuar, por ne jemi duke i përjetuar sot:
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a., se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Dy lloje të njerëzve janë banorë të Xhehenemit, por unë ende nuk ia kam parë: tiranët, në duart e të cilëve janë shufra gome në trashësi të bishtit të lopës, me të cilët rrahin njerëzit , dhe gratë e veshur me rroba të tejdukshme, sikur të ishin të zhveshura, të cilat ua kthejnë fytyrën urdhrave të Allahut dhe janë të prirura për veprat e këqija, kurse kokat e tyre janë si gungat e devesë. Gra të tilla nuk do të hyjnë në Xhennet, e as nuk do të ndjejnë erën e tij, ndërsa era e tij përhapet me të madhe në të gjitha anët ". (Muslimi)
Mesazh i Hadithi është shumë i qartë dhe ne të respektuar vëllezër motra po i përjetojmë të dy shenjat e përmendura në hadithin e lartcekur: individët dhunshëm po i torturojnë dhe po i mbysin njerëz të pafajshëm, kurse gratë po bëjnë gara në veshjen jo islame, ku të ngjashme në tërë historinë nuk ka ekzistuar. Sa shumë nëna dhe baballarë u blejnë bijave të e tyre rroba jo islame, dhe përderisa po e bëjnë këtë, le të jenë te vetëdijshme se fëmijëve dhe vetvetes janë duke blerë rroba te xhehenemit. Sa nëna ka të cilat shprehen: Me krejt dynjanë... Si krejt bota... Ende është e re... Le të argëtohet derisa e re... Çfarë i mungon? dhe të ngjashme. Nënat e tilla janë automatikisht ose me pavetëdije armiq të fëmijëve të tyre.
Në një rast disa gra nga fisi i Beni Tamim shkuan se Aisheja r.a., të veshura me rroba te tejdukshme, dhe ajo u tha: "Nëse jeni besimtare, kjo nuk është veshje e muslimaneve!”
Në një rast tjetër erdhi një vajzë e re me veshje tejdukshme, dhe Ajsheja r.a., i tha asaj: "Gruaja e cila vishet në këtë formë nuk ka besuar në suren En-Nur! "
Pejgamberi salallahu alejhi ve sel-lem na këshillon me këto fjalë:
Transmeton nga Ukbe bin Amr el-Ensariu Al-Bedri se Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Nga ajo që është e mirë dhe është bartur – përcjellur te njerëzit nga pejgamberët a.s.v.s. e kaluar është: " O Biri i Ademit (o njeri), nëse nuk ke turp, vepro çfarë të duash! "(Buhariu)
Vëllezër dhe motra, t'i kthehemi Islamit dhe vlerave të Islamit, të vishemi në përputhje me rregullat islame dhe të përpiqemi që ato të vërteta t’ua përcjellim të gjithë muslimanëve të tjerë!
I lutem Allahut xh.sh. që të na forcojë në kauzën e Islamit, të na ndihmojë ta ruajmë dritën e Islamit, që të na ruaj nga imoraliteti, që të mos na sprovojë me dhunën e udhëheqësve të dhunshëm dhe të mos na sprovojë me atë që ne nuk mund ta përballojmë, që fëmijët dhe pasardhësit tanë t’i bëjë të gëzuar për sytë dhe zemrat tona, që të jetë i mëshirshëm për ne në Ditën e Gjykimit, dhe të na vendos në Xhennet në shoqëri me: profetët, shehidët dhe njerëzit e mirë!
Hutbe: Xhamija “Mbretit Fahd”
Nezim Halilović: Muderris
Përktheu: Esat Rexha