Konferencë për zhvillimin e Qendrave Kuranore

Një konferencë për zhvillimin e Instituteve Kur'anore në vendet jo-muslimane do të fillojë në kryeqytetin e Spanjës, në Madridit, të mërkurën në mbrëmje.

Veprimtaria dy-ditore është organizuar nga Organizata Islamike, Arsimore, Shkencore dhe Kulturore (ISESCO). Ajo ka për qëllim identifikimin dhe trajtimin e problemeve me të cilat ballafaqohen Qendrat Kur'anore jashtë vendeve islamike dhe zhvillimin e këtyre qendrave.
Pjesëmarrësit do të diskutojnë, gjithashtu, kahjet, mënyrat për përmirësimin e metodave të arsimimit Kur'anor, promovimin e këndimit të Kur’anit dhe të mësimit përmendësh të Kur'anit në shtetet jo-islamike.
Ata do të punojnë nga një perspektivë realiste për trajnimin e mësimit përmendësh të Kur'anit dhe këndimin e tij në këto vende. Drejtorët e Qendrave Kur'anore në Evropë janë në mesin e pjesëmarrësve në konferencën dy-ditore që do të zhvillohet në Madrid të Spanjës.



Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë