Kur’ani në dispozicion në 72 gjuhë në Xhaminë e Mekkes

Mbretëria e Arabisë Saudite, pothuajse, e ka përfunduar marrëveshjen me kohë, për leximin e Kur’anit në Xhaminë e Madhe të Mekës gjatë muajit të Ramazanit. Kur'ani tani është në dispozicion në 72 gjuhë të ndryshme të huaja.

"Ne kemi zhvilluar një sistem të teknologjisë që çdo përdorues i smartphone me një aplikim, mund të përdorë për të shkarkuar programet e Kur'anit brenda në Xhaminë e Madhe në gjuhën e zgjedhur", tha Ali Hamid Al Nafxhi, një zyrtar i lartë në Kryesinë e Këshillit të Xhamisë së Madhe në Mekke, për agjencinë Arab News.
“Kur'ani, së bashku me komentim dhe përkthim, është në dispozicion për shkarkim në shumicën e gjuhëve të mëdha të botës, duke përfshirë edhe gjuhët Sinhalese, Telugu, Somaleze dhe kineze", tha ai.
Numri i rafteve është dyfishuar për të përfshirë sa më shumë hapësirë për ruajtjen e librit të shenjtë. "Numri i rafteve brenda Xhamisë së Madhe është rritur në 4.000, të cilat përmbajnë 950.000 kopje të Kur’anit në gjuhë të ndryshme për besimtarët", tha ai.
Gjashtë imamë janë emëruar për të udhëhequr namazin e taravisë dhe namazin e sabahut, të cilët janë: Abdurrahman Al-Sudais, Saud Al-Shuraim, Abdullah Al-Xhuhani, Maher Al-Muaikli, Halid Al-Hamdi dhe Bandar Balilah.
Imami Al-Sudais do të udhëheqë namazin e taravisë gjatë tërë Ramazanit dhe me te do bëhet hatme, do të këndohet krejt Kur’ani.
Masat e sigurisë janë në çdo vend për t’u përballuar me fluksin e haxhinjve, ka 2.000 kamera survejimi të instaluara në pikat strategjike në brendësi të Xhamisë së Madhe dhe zonën qendrore në Mekke për të monitoruar turmat, sipas zyrtarëve të policisë.
Shefi Rajonal i Policisë së Mekkës, Gjeneral Major, Abdulaziz Al-Asoli tha në një konferencë për shtyp se një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet menaxhimit të turmave brenda në xhami.
Zyrtarët e policisë së trafikut njoftuan, gjithashtu, se lëvizja e automjeteve do të ndalohet rreptësisht gjatë muajit Ramazan për të lehtësuar lëvizjen e këmbësorëve.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/a-young-man-rea_1405071556.jpg[/img]
Një djalë i ri lexon Kur'anin e shenjtë në Xhaminë e Madhe në Mekke



Burimi: Arab News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë