Deputetja e mbuluar ulet për herë të parë në karrigen e deputetes

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Labinotë Demi-Murtezi, është ulur sot për herë të parë në karrigen e deputetes

Labinotë Demi-Murtezi, është deputetja e parë e mbuluar, e cila zotohet se amanetin e votuesve, do ta përcjell në Kuvend.

“Po përcjellim në Kuvendin e Kosovës amanetin tuaj, besimin tuaj për ne, andaj ju lus që në këto ditë të veçanta të luteni për punën tonë, që të jetë sa më frytdhënëse dhe në shërbim të mirëqenies së qytetarëve tanë. Me emrin e Krijuesit të gjithësisë, ju premtoj për transparencë dhe bashkëpunim, andaj mos hezitoni asnjëherë për këshillat dhe kritikat tuaja. Jam thellë e bindur që ashtu siç na e keni dhënë mbështetjen me votën tuaj, ashtu do ta vazhdoni këtë mbështetje me angazhimin tuaj duke reflektuar karshi punës sonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Siç e dimë, Labinotë Demi-Murtezi, është njëra ndër femrat më të votuara në zgjedhjet fundit të tetë qershorit.