Një varrezë e lashtë muslimane u ka ofruar studiuesve dëshmi të reja të vendbanimeve muslimane në provincën Ciudad Real.
Hulumtuesit në Spanjë kanë zbuluar një terren me varrezë muslimane 1000-vjeçare, për të cilët ata besojnë se mund të japë deri në dy shekuj vlerë të informacionit mbi historinë islame të rajonit.
Pas dy javësh gërmimi, në qytetin e Alcazar de San Juan në krahinën Ciudad Real, hulumtuesit nga Universiteti i Universitetit Castilla-La Mancha kanë gjetur një nekropolis të lashtë islam i cili përmban shtatë trupa.
Udhëheqës i projektit Víctor López Menchero tha për ‘The Local’ se të gjitha trupat e tyre janë të pozicionuar më fytyrë drejt Mekës dhe kjo është një nga disa pjesë të dëshmive që muslimanët kanë jetuar në Castilla-La Mancha.
Islami ka pasur një prani të rëndësishme në kulturën dhe historinë e Spanjës. Feja Islame ishte e pranishme në tokën e Spanjës moderne prej vitit 709 deri në vitin 1614, duke filluar me sundimin arab dhe duke përfunduar me dëbimin e Moriscos të Andaluzisë.
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë