Politikani i ekstremit të djathtë francez përqafon Islamin

"Unë jam i gatshëm t’ju shpjegoj atyre se Islami ka një mision që t’i bashkoj të gjithë njerëzit", tha Buttey.

Në një vendim tronditës për partinë e Le Pen-it, një këshilltar i ekstremit të djathtë francez ka përqafuar fenë Islame, duke i dërguar një video mesazh zyrtarëve të partisë të anti-emigracionit, duke lëvduar librin e shenjtë të muslimanëve, Kur’anin, si dhe duke kërkuar prej tyre që ata të bashkohen me te.
"Të dyja këto janë demonizuar dhe janë shumë larg imazhit të portretizuar në media," Maxence Buttey, një këshilltar në rrethinat lindore të Parisit në Noisy le-Grand, i tha gazetës Le Parisien, përshkrimi i ngjashmërive në mes Partisë së Frontit Kombëtar dhe Islamit, njoftoi Telegraph.
"Ashtu si Islami, edhe Fronti Kombëtar mbron të dobëtit. Partia denoncon normat e tepruara të interesit që ngarkon borxhin e vendit tonë, edhe Islami është kundër praktikimit të kamatës."
Maxence Buttey, 22 vjeçar, e përqafoi Islamin këto ditë.
Megjithatë, vendimi i tij u bë i njohur pasi ai iu dërgoi zyrtarëve të partisë anti-emigracion, Frontit Kombëtar një video në të cilën ai i vlerësoi si "vizionare" virtytet e Kur’anit dhe u kërkoi atyre që të bëhen musliman.
Video ishte një goditje e rëndë për shumë anëtarë të partisë, të cilët e kanë shpallur pezullimin e tij nga një komision rajonal i Frontit Kombëtar.
"Feja është një zgjedhje private që unë e respektoj, por ajo nuk duhet të hyjë në sferën e aktiviteteve tona politike", tha Jordan Baedanella, një sekretar i partisë lokale,.
"Video të cilën na dërgoi Maxence Buttey është e papranueshme."
Franca është shtëpia e një komuniteti musliman prej rreth 6.5 milion, komunitet më i madh musliman në Evropë.
Partia Le Pen në agjendën e saj ka miratuar një politikë anti-Islame për vite me radhë. Ajo mori përsipër Frontin Kombëtar nga babai i saj, themeluesi i partisë, Jean-Marie Le Pen, i cili është dënuar disa herë për racizëm dhe anti-semitizëm.
Le Pen ka kundërshtuar shkollat që shërbejnë mish hallall për nxënësit muslimanë, një çështje e diskutueshme në Francë, e cila ka ndaluar havalen dhe shaminë në publik dhe në shkollat shtetërore.
Gjithashtu, ai ka krahasuar faljen, namazin, në rrugë me pushtimin nazist në një fjalim gjatë një tubimi në vitin 2010.
Maxence Buttey, i cili mbeti ende një anëtar i partisë dhe këshilltar, tha se Islamin e gjeti, pasi gjeti shumë vështirësi t’i beson versionit zyrtar rreth sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Për më tepër, ai kishte dyshime në lidhje me "Çështjen Merah", duke iu referuar se al-Kaida e kishte frymëzuar francezin e armatosur, Muhammed Merah, i cili vrau shtatë persona në jug të Francës në vitin 2012.
"Disa nga zgjedhësit e mi do të jenë të pakënaqur me zgjedhjen time," e pranoi Buttey.
"Por unë jam i gatshëm t’ju shpjegoj atyre se Islami ka një mision që ta bashkoj të gjithë njerëzimin."
"Unë jam kundër perçes, mbulimit të plotë", tha ai, duke shtuar se Islami nuk i bën thirrje besimtarëve "për të prerë kokat, siç bën grupi i Shtetit Islamik."
"Kam qenë katolik, por kur kam rilexuar Biblën kam vënë re të gjitha kundërthënie e saj", tha ai.
"Kur e kam lexuar Kur'anin në tërësi, kam kuptuar se kjo fe është më e hapur."
Maxence Buttey nuk është politikani i parë i ekstremit të djathtë që e përqafoi Islamin pas një studimi të gjatë.
Në 2013, Arnoud Van Doorn, një ish-anëtar i Partisë së Lirisë i ekstremit të djathtë (PVV), e përqafoi Islamin pas një studimi të gjerë të fesë.
Ai ishte në mesin e liderëve të partive të cilët ndihmuan të prodhohet një film ofendues me titullin ”Fitna” në vitin 2008, i cili e lidhte Islamin dhe Kur’anin me dhunën.
Por, pas protestës muslimane kundër filmit, Arnoud Van Doorn filloi të lexoj më shumë rreth Islamit dhe Profetit Muhammed (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të), duke e udhëzuar atë që ta përqafoj Islamin në vitin 2011.



Burimi: OnIslam & Newspapers
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë