Secili universitet shtetëror në Turqi do të ketë xhami

Drejtoria për çështje religjioze pranë qeverisë turke ka bërë të ditur se në kampusin e secilit universitet shtetëror në vend do të ndërtojë një xhami

“Në proces të ndërtimit janë xhamitë në mbi 80 universitete. Pesëmbëdhjetë prej tyre tashmë janë të hapura dhe 50 të tjera do t’i hapim gjatë vitit 2015″, tha Mehmet Gurmez, shef i Drejtorisë për çështje të religjionit.

“Vendin ynë ka 20 milionë të rinj, dhe ne dëshirojmë t’iu plotësojmë nevojat e tyre”, tha më tej Gurmez.

Sipas tij, imamët të cilët marrin rroga nga qeveria në pajtim me ligjet në Turqi, do të jenë përgjegjës që në çdo xhami t’u ofrojnë ndihmë të rinjve të cilët janë në gjendje të rëndë.

“Ne u kushtojmë rëndësi të madhe xhamive nëpër universitete. Kjo është mënyra e vetme që xhamitë të kthehen në jetën, qytetet dhe zemrat e njerëzve tanë”, potencoi Gurmez.