Rreth 850.000 euro janë shpenzuar për themelimin e kompleksit të shtypshkronjës më të madhe të Kur’anit në Afrikë, e cila u hap të mërkurën me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin e Sudanit, Kartum.
Drejtori i “Shtëpisë së Kur’anit” (Dar Mus'haf) të Sudanit dhe një numër i aktivistëve kur'anor të vendit ishin të pranishëm në ceremoninë e përurimit.
Shtypshkronja e Kur’anit e Sudanit do të ketë kapacitet për të shtypur rreth 6 milionë kopje të Librit të Shenjtë çdo vit.
Shtypshkronja është themeluar me investime nga Katari dhe Halifa bin Xhasim al-Kuvari, një këshilltar i Ministrit të Çështjeve Islame të Katarit do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit.
Deri tani, Shtëpia e Kur’anit, (Dar Mus'haf) e Sudanit, e cila u themelua në vitin 1994, ka qenë institucioni zyrtar për shtypjen e Kur’anit në këtë shtet të Afrikës Lindore.
Shumica e popullsisë së Sudanit është muslimane dhe mësimi përmendësh i Librit të Shenjtë, Kur’anit, është i zakonshëm në mesin e banorëve të vendit.
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë