Kapet personi që vodhi paratë në xhaminë me dy minare të lagjes qyl në Gjakovë

Dje rreth orës 16:00 një person ka hyrë në xhaminë me dy minare të lagjes qyl në Gjakovë dhe ka vjedhur paratë të cilat ishin mbledhur nga xhemati gjatë ditës së xhumasë.

Personi në fjalë është arrestuar nga pjesëtarët e Policisë dhe aktualisht gjendet në paraburgim. Këtë e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës Kristë Gjokaj, i cili thotë se ende nuk dihet saktë shuma e parave të vjedhura nga ky person.

“Personi në fjalë është arrestuar dhe për momentin gjendet në paraburgim. Në arkë mungojnë 150 euro mirëpo ai ka pranuar vetëm për 15 euro ndërkaq sipas imamit të Xhamisë janë vjedhur 150 euro mirëpo, ne këtë nuk mund ta konfirmojmë saktë”, ka treguar Gjokaj për “Zëri”.

Ai ka thënë po ashtu se Policia është duke u marrë me hetime të tjera për të konfirmuar nëse edhe herave të tjera ka qenë po i njëjti person që ka kryer këtë vepër në të njëjtin vend.

“Ne nuk mund ta dimë se sa herë ka vjedhur ky person. Dje është identifikuar përmes kamerave dhe për gjysmë orë Policia e ka arrestuar këtë person dhe tani gjendet në mbajtje. Është e vërtetë që kjo është hera e katërt që ndodhë kjo vjedhje në këtë Xhami mirëpo, ende nuk është konfirmuar nëse ka qenë ky person apo dikush tjetër, ne jemi duke i mbledhur provat e duhura në lidhje me këtë rast”, ka deklaruar Gjokaj.

Sipas njoftimit të imamit të xhamisë së qylit Abdurrahman Bejtullahu, disa persona me maska kanë kërcënuar një nga besimtarët e xhamisë së qylit, nëpërmejt të cilit i kanë dërguar selame hoxhës.

Imami i xhamisë beson në efikasitetin e policisë së Gjakovës dhe ai shpreson se sikur në rastin e kapjes së grabitesit, edhe kërcënuesit me maska të kapen dhe të mirren masat ligjore ndaj tyre.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1417379229.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1417379265.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1417379300.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1417379330.jpg[/img]