Na ishullin Gjerba në Tunizi, ka rreth 20 xhami nën tokë, të cilat dikur janë përdorur si bazë ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhamitë nëntokësore, siç quajnë ata, qe disa shekuj gjenden në ishullin më të madh në Afrikën e Veriut.
Xhamitë, e hapura në shkëmb, në thellësi prej tri deri në pesë metra nën tokë, mund të lihen në harresë për shkak të neglizhencës së autoriteteve ndaj thesarit historik.
Profesor Sadik bin Amran nga Universiti tunisian, tha për Agjencinë Anadolu, se në ishullin Gjerba, gjenden afër 380 xhami, 20 prej tyre janë nën tokë. Ai shpjegon se si xhamitë nëntokësore u ndërtuan gjatë shekullit të 12-të.
"Këto objekte janë ndërtuar nën tokë duke gërmuar shkëmbinj, në gjatesi prej katër metrash. Ne Xhamitë zbritet poshtë përmes shkallëve, ndërsa hapsirat ndriqohen me nga një dritare, të cilat gjendet mbi tokë. Përveç kësaj, në xhami janë dy dhoma, një për të mësuar Kur’an, dhe tjetra për te falur namazin", thotë profesori.
Ai vë në dukje se xhamitë jane ndërtuar nën tokë, sepse në atë kohë, në atë rajon janë zhvillaur luftëra të shumta.
"Në të kaluarën, shumë objekte jane ndërtuar nën tokë për shkak të luftërave. Ashtu që, në shekullin 12, një numër i madh i shtëpive dhe vendeve të biznesit u ndërtuar nën tokë. Përveç kësaj, ato u ndërtuan edhe për shkak të temperaturave të larta në sipërfaqe", thotë Profesor bin Amran.
Ai shtoi se xhamite në shekullin e 16-të, janë përdorur si baza ushtarake, duke vënë në dukje se "objektet janë përdorur për të mbrojtur ishullin."
Në fund, ai thotë se është shumë me rëndësi që autoritetet në Tunizi, duhet të marrin masa të nevojshme, që xhamitë mos të bien në harresë.
Pershtati: Esat Rexha