Pas lejimit të shamisë Hayrunnisa Gul mendon për vazhdimin e studimeve

Hayrunnisa Gul, gruaja e ish-presidentit turk, Abdullah Gyl, ka njoftuar se pas shfuqizimit të vendimit i cili ndalonte bartjen e shamisë në institucionet arsimore në Turqi, dëshiron të vazhdoj studimet në universitet në drejtimin e Artit dhe të Psikologjisë.

“Njeriu në këtë botë vazhdimisht mëson dhe investon për vetën. Vitet assesi nuk mund të jenë pengesë për t’u shkolluar”, tha Hayrunnisa Gul.
Ajo, nga administrata e Universitetit ka kërkuar që të mos bëjnë dallime midis asaj dhe studentëve tjerë për shkak të pozitës së saj si bashkëshorte e ish-presidentit të Turqisë, duke shtuar edhe këtë se sigurimi i saj nuk do të ketë të drejtë të hyjnë në hapësirat e mësimit.
Në vitin 1998 Hayrunnisa Gul kishte dorëzuar dokumentet në fakultetin e Ankarasë, por për shkak të mbajtjes së shamisë, asaj i ishte mohuar regjistrimi, me ç’rast ajo i kishte paditur në Gjykatën Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.