Dyfishohet numri i anglezëve që pranojnë Islamin

Numri i anglezëve që po bëhen muslimanë gati është dyfishuar në dekadën e kaluar, sipas gazetës The Independent.

Derisa vlerësimet e mëhershme tregonin se numri i të konvertuarve musliman arrinte mes 14.000 dhe 25.000, shifrat reale vlerësojnë se numri mund të jetë deri në 100.000, me gati 5.000 të konvertuar çdo vit në shkallë kombëtare.
Një sondazh nga Çështjet e Besimit ka anketuar të konvertuarit që jetojnë në Britani dhe sipas hulumtuesve rezultatet tregojnë se 1.400 konvertime janë bërë në kryeqytet, në Londër, e kjo kjo do të thotë se rreth 5.200 njerëz e pranojnë Islamin çdo vit - shifra që ishin të krahasueshme me rezultatet franceze dhe gjermane.
Raporti, gjithashtu, ka treguar se si të konvertuarit janë portretizuar nga mediat, dhe sipas kësaj më shumë se 62% e artikujve të lajmeve përmendin të konvertuarit dhe në referencat e veçanta të bëra ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit. Çfarë është vërejtur është se edhe pse ka elemente brenda rrethit të konvertuarëve muslimanë që u bën terroristë, shumica e tyre nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë element.
Shumica e atyre që konvertohen në Islam përballen me sfida të pafundme, me humbje të familjes dhe miqëve që janë kundër Islamit, duke iu përshtatur mjediseve të reja, raporton World Bulletin.
Me gati 2.7 milion muslimanë që jetojnë në Britani, numri i të konvertuarve në rritje do të thotë përfaqësim më islamik brenda vendit. Catherine Heseltine, një e konvertuar 31-vjeçare në Islam, bëri histori kur ajo u bë e konvertuara e parë femër që do të zgjidhet kryetare e një Organizate Britanike Muslimane - Komiteti për Marrëdhënie me Çështjet Publike Muslimane.
Duke theksuar problemet me të cilat përballen të konvertuarit ajo tha se "Ndër seksione të caktuara të shoqërisë, ekziston një mosbesim i thellë i të konvertuarve. Ka një ndjenjë se një gjë më e keqe se një musliman është një i konvertuar sepse ata janë perceptuar si diçka tjetër. Në përgjithësi, edhe pse unë mendoj konvertimi ngjall më shumë kuriozitet se sa armiqësi."



Përkhteu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë