Aplikacion i ri nga OKB-ja për t’i ndihmuar fëmijët e uritur sirianë

Përdoruesit e telefonave të mençur në mbarë botën do të jenë në gjendje të ndihmojnë për t’u ushqyer fëmijët e refugjatëve sirianë me një aplikacion të ri të zhvilluar nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency.

Aplikacioni ‘ShareTheMeal’, apo i përkthyer si ‘Ndaje ushqimin’, i lansuar të enjten, do të mundësojë njerëzit të bëjnë donacione duke filluar nga 0.50 dollarë me vetëm një trokitje në ekran të celularëve të tyre.
Madje edhe një donacion i vogël si ky “do t’i sigurojë një fëmije të ushqyerit jetik për një ditë”, thuhet në programin e mbështetur nga OKB-ja.
Deri më tani 1.8 milionë ushqime janë ndarë nëpërmjet aplikacionit në fjalë.
Përndryshe, aplikacioni “ShareTheMeal” mund të shkarkohet falas nëpërmjet pajisjeve iOS dhe Android.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip