Vaji i Omerit r.a.

Tregohet se një natë në Medine, halifi Omer r.a., e dëgjoi një zë fëmiu duke qarë dhe u drejtua kah zëri.

Kur erdhi tek shtëpia ku dëgjohej zëri i fëmiut duke qarë, iu drejtua nënës së tij:
- Frikësohu Allahut dhe tregohu e butë dhe e mirë ndaj fëmiut tënd.
Ajo i tregoi se po përpiqej ta ndajë nga gjiri.
Ai e pyeti: - Pse e bën këtë?
Gruaja u përgjigj: - Omeri ka caktuar kompensim vetëm për fëmijët që nuk thithin.
Pas kësaj, ai e pyeti: - Sa vjet i ka fëmiu?
Gruaja u përgjigj: - Disa muaj.
Omeri r.a. i tha asaj: - Allahu të mëshiroftë, mos u ngut t’ia ndërpresh gjidhënien.
Pas kësaj, në namazin e sabahut aq shumë qajti saqë njerëzit nuk mund ta kuptonin leximin e tij të Kuranit. Pasi dha selam, u kthye kah njerëzit dhe tha:
- I mjeri Omer, sa fëmijë të muslimanëve i ke mbytur me veprimin tënd.
Pas kësaj, udhëzoi telallin që të lajmërojë në qytet: - Mos nxitoni ta ndërpreni gjidhënien, ngase nga sot kompensimi i takon secilit fëmijë që lind në islam.
Vaji i fëmiut tronditi zemrën e Omerit r.a. dhe u ngulfat në lot. Ishte i vetëdijshëm për përgjegjësinë për çdo lot të derdhur të fëmijëve. Sa nëna sot e ndërprejnë gjidhënien e fëmijëve para kohe për ta vazhduar punën e tyre dhe cili kryetar qan për këtë.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim