Është epoka e rrjeteve sociale dhe imazhet janë ato që po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi.
Por, fatkeqësisht jo të gjithë mund t’i shohin këto imazhe.
Për këtë arsye, “Facebook” ka prezantuar një sistem që “lexon” imazhet dhe informon personat e verbët me përmbajtjen e tyre.
Më përpara të verbrit përdorin një program të sofistikuar që u krijon mundësinë për të pasur akses në kompjutera.
Ky programi transformon tekstet apo përmbajtjen e tyre në fjalë, por nuk mund të “lexojë” fotografi. Kështu, rrjeti social “Facebook”, ngarkoi në serverat e vet një program akoma më të avancuar.
Përmes inteligjencës artificiale, tashmë serverat e rrjetit më të madh social janë në gjendje që të dëshifrojnë apo të përmbledhin në pak fjalë imazhet e ngarkuara në servera, përcjell Shekulli.
Njeriu që qëndron pas kësaj risie quhet Matt King, një inxhinier që humbi shikimin disa vite më parë.
“Shumë nga ato që ndodhin në “Facebook” kanë lidhje me pamjen, imazhin dhe një i verbër si unë, ndjehet i përjashtuar”, thotë King.