Nasruddin Hoxha dhe gruaja e përsosur ...

Thuhet se një ditë Nasruddin Hoxha ishte ulur para dyqanit të tij, kur erdhi një mik për t’ia treguar atij lajmin e madh ....

"Kam vendosur të martohem, prandaj jam shumë i ngazëllyer. Po ti, a ke menduar ndonjëherë të martohesh", e pyeti Nasruddin, i cili pak mendoi dhe iu përgjigj: "Po si jo, madje e kam kërkuar me ngulm. Kur isha i ri mora një udhëtim për të kërkuar një grua të përsosur, deri në Damask. Atje takova një grua, të bukur, miqësore dhe besimtare, por nuk e njihte botën. Hoqa dorë dhe vazhdova. Në një qytet tjetër takova një grua të bukur, besimtare dhe që e njihte botën, por nuk kishim mundësi të flisnim. Në fundi arrita deri në Kajro, dhe pas kërkimeve të shumta gjeta gruan e përsosur. Ishte e bukur, besimtare, e njihte botën dhe ishte shumë e dashur. Isha i bindur se kjo do të jetë një martesë e përsosur."
Miku e pyeti me kureshtje: "Po, pse nuk u martuat?"
Nasruddin Hoxha në stilin e tij të njohur tha: "E sheh, miku im, unë e gjeta gruan e përsosur, por ajo e kërkonte një burrë të përsosur."

Të duash është të pranosh tjetrin me gjithë botën e tij, me të mirat dhe me mangësitë e tij. Njeri i përsosur është ai që nuk pret një grua të përsosur dhe anasjelltas.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Mbahen garat republikane të njohurive fetare (VIDEO)