Shejh Hamid Mustafa al-Khouli ka lindur në një fshat në rrethin Beheira, në Egjipt.
Në moshën shtatë të vjeçare ka humbur shikimin si pasojë e mungesës së trajtimit të duhur nga një infeksion në sy. Por, kjo nuk e pengoi atë që të filloi me mësimin përmendësh të Kur'anit, dhe pas tre vjetësh, në moshën 10-të vjeçare, të bëhet hafiz i Kuranit.
Krahas hifzit, ai përvetësoi edhe parimet dhe rregullat e Texhvidit të këndimit të Kur'anit, e më vonë studioi shkencat fetare.
Sot, është në pension, por shërben si hatib (predikues) në Ministrinë e Çështjeve Fetare dhe Çështjeve Islame të Egjiptit, dhe ua mëson përmendësh Kur'anin gjeneratave të vjetra dhe të reja.
“Deri më sot, në klasat e mia, afro 400 të rritur dhe 400 fëmijë e kanë mësuar Kur'anin përmendësh, për këtë e falënderoj Allahun. Do të vazhdoj që Kuranin t’ua mësoj edhe brezave të ri”, thotë ai.