Per nder te dites se pare te muajit Ramazan, Fondacioni Ejup Sulltan nga Republika e Turqise organizoi hapjen e tendes per iftar ne Pallatin e Sporteve dhe te Rinise ne kryeqytetin e Kosoves ne Prishtine ku do te jete e hapur gjate 29 diteve te muajit te Ramazanit, raporton Anadolu Agency.
Fondacioni Ejup Sulltan nga Turqia, edhe kete vite si ne dhjete vitet e fundit organizon tenden e iftarit per qytetaret e Prishtines. Ne kete mbremje numri i qytetareve te cilet ben iftarin e pare ne kete tende arriti mbi nje mije persona.
Ne kete iftar te pranishem ishin edhe Ambasadorja e Republikes se Turqise ne Prishtine, Kivilcim Kilic dhe stafi i ambasades, koordinatori i Fondacionit Ejup Sulltan, Iskender Janova dhe drejtori i Institutit Yunus Emre ne Prishtine, Mehmet Ulker.
Iskender Janova, koordinatori i Fondacionit Ejup Sulltan duke i uruar muajin e bekuar te Ramazanit gjithe komunitetit te fese Islame shprehu deshiren qe ky muaj te sjelle shendet, bereqet dhe vellazeri. Ai po ashtu beri te ditur se perve�?�§ Prishtines tenda te iftarit kane hapur edhe ne komunat e Mitrovices dhe Skenderajit.
Ai theksoi se ne Mitrovice qytetaret bejne iftare ne tende qe 8 vite ndersa ajo ne Skenderaj eshte me e reja dhe organizohet qe 5-6 vite gjate muajit te Ramazanit.
-Kjo tende ketu ne Prishtine pranon 2000 persona ndersa ka kapacitetin e me shume se 1500 uleseve. Pos ketyre personave qe bene iftarin ne kete tende ne derguam gjellerat e iftarit edhe per afro 500 persona te cilet nuk kane mundesi te vijne ketu, tha Janova.
Ambasadorja e Turise ne Kosove, Kivilcim Kilic tha se muaji i Ramazanit eshte muaji i miresise, ndihmes dhe te gjitha vlerave te mira njerezore. Ajo theksoi se gjate ketij muaji duhet te mundohemi qe te zgjerojme mesazhin e paqes dhe miresise ne tere boten.
- Ne gjate ketij muaji me iniciativa civile te tilla shfaqim edhe nje shembull shume te mire per solidaritetin social dhe unitetin dhe ndihmen shoqerore. Edhe ne Turqi organizohen iftare te tilla, tha Kivilcim Kilic.
Ndersa, Ajetullah Mjekiqi qytetar i komunes se Obiliqit (komune ne rajonin e Prishtines), ishte njeri nga ata qe beri iftarin e pare ne kete tende. Ai tha se eshte iniciative shume e mire, i pergezoj dhe falenderoj organizatoret. Une qe 5 vite rregullisht bej iftar ne kete vend.