Përurohet “Xhamia e Dritës” në Vitomericë të Pejës

Sot është bërë përurimi i “Xhamisë së Dritës” në Vitomiricë të Pejës, donacion i Hamda Rashid nga Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht nga Dubai.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe vet donatorja Hamda Rashid, krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe të Komunës së Pejës.

Kjo nuk është xhamia e vetme e financuar nga Rashid, pasi që të tilla xhamia ka ndërtuar edhe në disa vende tjera të Kosovës.