Djaloshi i suksesshëm!!!

Gjatë bajramit shkova të vizitoj mikun tim. Djali i tij i vetëm erdhi dhe më përshëndeti. Babai duke e parë me krenari filloi ta lavdëroj.

- Aliu studion në kolegj. Është shumë mirë me mësime, anglishten e ka mësuar në mënyrë të përkryer.
- Sa mirë!
- Merret edhe me sport dhe është shumë i suksesshëm!
- I lumtë!
- Ka mësuar pianon dhe është bërë profesionist!

Këtu ia ndërpreva fjalën dhe iu drejtova djalit:

- Shumë mirë djalosh, të lumtë... Tani a mund të sjellësh (thuash) Kelimei Shehadetin?

Djali doli jashtë, u kthye pas pak dhe me shikimin e tij të habitshëm tha:

- Zotëri më falni që nuk ua solla dot atë që më kërkuat. E kërkova në gjithë shtëpinë, por nuk gjeta një gjë të tillë.

Sa keq që kjo është një histori e vërtetë. Djaloshi megjithëse ishte shumë i suksesshëm në mësimet e shkollës, nuk e dinte se çka është Kelimei Shehadeti.

Na ruajt Allahu që një histori e tillë mos të përsëritet. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, t’ua mësojmë fëmijëve tanë, të paktën, dituritë themelore të fesë.


Artikulli i kaluar
Sakrifica bashkëshortore
Artikulli radhës
Mendo para se të veprosh ...

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Akademia solemne për "Diturinë Islame", vlerësime për misionin e saj