Çuditem me njeriun

Irfan Kasumoviq

Çuditem me njeriun i cili të metat e veta i harron, ndërsa tjerët i kritikon, lëshimet e veta i mohon.
A thua ky derisa islamin nuk njohi të gjitha llojet e mëkateve të mëdha nuk i shijoi, zemrën e tij e njollosi, e tani mendon që secilin nga feja ta largojë, sepse është bërë muvehhid?!

Çuditem me njeriun i cili për vete mendon që vetëm ai është i drejtë dhe kjo i mjafton. Të gjithë rreth vetit, ai i mendon qafir dhe mëkatarë, ndërsa vetëm ai mbeti muvehhid.
Ai i cili nuk ka dituri, gjuhën e ka më të shpejtë se mendjen, për te nuk ka dyshim e as dilema. Ai në mëkate dhe epshe ngulfatet, por të flet pa dije, për te nuk ka problem.

Çuditem me njeriun i cili nefsin e tij e merr argument në polemizim, ai fetvatë nga manga i nxjerr.
Zemra e tij e sëmurë duke përqeshur besimtarët dhe dijetarët kënaqet.
Dijetarët i nënçmon dhe i përul, ndërsa veten e ngrit në yje dhe mendon që fjala e tij mbetet. Të tillin komplekset e mundojnë, sepse suksesin në jetën e tij nuk ka mundur ta realizojë, dhe as famën ta gjejë.
Ka provuar në çdo anë të jetë i njohur, të jetë kryesor, dhe assesi të gjindet.

Çuditem me njeriun i cili thërret në teuhid, ndërsa tjerët për xhehennem i përgatit.
Ndërsa shpifjet, gënjeshtrat, përgojimet dhe dredhitë janë tema e tij e dashur.
Ai as nuk e vëren se imani i tij dobësohet, sepse nuk ruhet nga asgjë, por me haram shërbehet.
Çfarë ka lidhje, te ai ahlaku (morali) nuk është masë, sa më i vogël, gjuha është më e madhe.

Çuditem me njeriun i cili në vend se islamin ta paraqes të bukur dhe të vërtetën ta tregojë bukur, flakën e urrejtjes e ndez, por nuk ka lidhje, me rëndësi është që ai të jetë në qendër të vëmendjes.

Çuditem me njeriun i cili u kryelartësua, veten e ngrit, të tjerët taguta i quan.
Duke mos pasur fare turp, në polemika shërbehet me terma të këqij, secilin me emër ofendues e thërret.

Çuditem me njeriun i cili me pseudonime duke u shërbyer në xhihad thërret, bëhet hero në luftërat e internetit, në këtë nuk ka dilema.
Shtrati i tij është komod, ndërsa interneti i tij më i shpejtë se plumbi, ndërsa paga i arrin me kohë.

Çuditem me njeriun i cili harron se për çdo fjalë do të pyetet, por kot, termi nuk ka rëndësi, mëkati i madh ose i vogël për te është problem i vocërr.
Atij pasuria, nderi dhe gjaku i myslimanit nuk janë të shenjtë, dhe për te kjo fjalë nuk ka rëndësi.
Ai thërret dhe rrëzon autoritete, në internet me rëndësi është që teksti i tij të jetë më i lexuari.

Çuditem me njeriun i cili pas udhëzimit në bredhje niset, i cili epshet e tij dëgjon, ndërsa nga Libri i Allahut, kokën rrotullon.
Me fjalët e tij veprat e tij i zvogëlon dhe besimin e tij me epshe e mbulon.
Nëse te Allahu nuk pendohet për fjalët dhe veprat e tij, vërtet çmim të lartë do të paguajë.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Myftiu i Kosovës viziton Panairin e Librit në Ulqin, mbështet kontributin e “Dituria Islame”