12.07.1995, Srebrenicë
Dashuria ime e vetme. Mos qaj të lutem, nëse këtë letër e pranon. Pranë meje janë ende tre vëllezërit e mi, prandaj edhe dhimbjen do ta ndajmë së bashku. Shpresoj që tani je në qytet. Ku dhuratat i kam zgjedhur vetëm ty, për çdo festë. Nganjëherë të kamë gënjyer se duhet të shkojë në udhëtim, por këtë e kam bërë vetëm për t’i plotësuar dëshirat tuaja.
Prej ditës së djeshme shumë njerëz janë vrarë, kjo hapësirë është një tregim pa fund, shkronjat e të cilës janë gjaku i popullit tonë nga Srebrenica, Zhepa, Bratunaci dhe Zvorniku yt.
Brenda disa orësh radha do të më vjen edhe mua. E lus All-llahun xh.sh të mos më mundojnë, por edhe nëse ata duan ta bëjnë këtë, do të lutem që të më mbysin sa më shpejt.
E di që gjithnjë më kujton...
Do t’ju dhuroi thesarin tonë të fshehur...
Që me vite e kemi ruajtur për djalin tonë...
Që t’ma lehtësojnë vdekjen time....
Që ti sa më pak ta ndjesh ...
Të lutem mos u brengos, unë nuk kam frikë...
Që nga dita e parë jam munduar gjithnjë të gjendem pranë teje, që mos të jem i ashpër në sytë e tu, nëse me diç të kam ofenduar...
Më fal... më fal
Në këtë moment jam duke i parë, janë duke ardhur në drejtimin tim... Mos u brengos Zoti është me mua. Më duhet ta ndërpres shkrimin, do ta vendos këtë letër në gjoks, në këtë zemrën time, e cila gjithmonë të ka takuar vetëm ty...
Të dua, e vetmja ime ...
11.05.2010., Tuzëll
Nuk e kam ditur deri dje që ke shkruar me shpirt, në momentet e fundit të jetës, derisa nuk më treguan që eshtrat tua, gjatë kanë qëndruar në dhe, letra ishte ruajtur në këmishë. Në vendin e zemrës tënde...
Të gjitha pikat e shiut, e as bora e akullt, nuk e kanë fshirë as të vetmën shkronjë...
E as loti i im nuk mundi, sa shumë kam qarë dhe sa shumë e kam lexuar...
Nuk di kujt do t’ia tregoi këto fjalë, por desha të të përgjigjem. E le të flasin për mua se jam e çmendur, sepse as unë nuk kam pushuar të të dashuroi...
Kushdo qoftë që ka gënjyer për herë të parë, se koha i shëron të gjitha plagët, nuk e ka përjetuar plagën sikur unë dhe sikur të gjitha nënat, gratë dhe fëmijët e Srebrenicës...
Unë e kamë ndier çdo lëvizje tënden. E kam pasur shumë vështirë ta mbuloi tërë dhimbjen, para djalit tonë të vetëm...
Me kalimin e kohës edhe ai e kuptoi të vërtetën, prandaj në çdo lutje ka përmendur emrin tënd. Rrugën e vdekjes dhe popullin tonë...
Nuk ishim të mirëseardhur, në Sarajevë, në qytet...
Nuk di pse ju pengonin disa zonjave dhe vajzave sarajevase dimitë e mia. Unë në qytet kam ardhur që të di për fatin tënd. Nuk kam dashur askujt t’i pengojë...
Me ditë të tëra nuk dija as për vete...
Kam kërkuar bekimin e Zotit, athua nuk do t’ma jep trupin tënd për t’u lutur...
Ashtu sikur çdo natë kur të pritja të kthehesh nga puna...
Në këtë ditë, bashku me djalin tim do t’i përulemi Zotit, e Ai do ta merr shpirtin tënd afër Tij.
Do ta ndjek erën e ftohtë nga Drina, në xhenaze, që t’i largoi lotët e mi gjersa të mbulohen eshtrat tu me dheun tonë të artë.
Do të përshpërisë fjalët e njëjta në buzët e tua, si në pranverën e parë - Të puthë dhe të dua...
Përktheu dhe përshtati:
E.Rexha