Aktivitetet e KBI Gjakovë për 10 vjetorin e pavarësisë

Me moton “Dyer të Hapura – Besojmë për të ardhme më të mirë”, të shtunen më 17 shkurt, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë ka zhvilluar një varg aktivitetesh për shënimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në ora 10.00 Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Gjakovë Ahmet ef.Hoxha bashkë me anëtarët dhe imamët e KBIGJ-së, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve.



Më pas vizituan familjet e medresantëve dëshmorë të Gjakovës (familjarët e Alban Zenun Xhemajlit dhe Muhamed Imer Ukshinit) dhe familjen Qerkezi.



Në ora 13.00 imamët bashkë xhematlinjët vizituan kompleksin e Hadum Agës, Xhaminë, Bibliotekën dhe zyrat e Këshillit. Vizitën e vazhduan në Medresenë e Madhe, Medresenë e Vogël dhe Qendrën për trajnime.



Në ora 14:00 u organizua manifestimi kulturo-fetarë në ambientet e “Medresesë së Madhe” në Gjakovë nga Departamenti i Gruas i BIRK-së, dega në Gjakovë.
Manifestimi u përcoll me një koktej modest, ku torta e dhjetëvjetorit të pavarësisë u nda me nënat e dëshmorëve, organizatoret dhe pjesëmarrëset tjera...



Programi qendror u mbajt në Xhaminë Mahmut Pasha, pas namazit të ikindisë. Programi filloi me leximin e Kur’anit nga hfz. Safet ef.Hoxha, ndërsa me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua kryetari i KBIGJ-së, Ahmet ef.Hoxha dhe Dr. Valon Myrtaj.
Më pas, në emër të Këshilli të Bashkësisë Islame Gjakovë, Kryetari, Ahmet ef.Hoxha ndau mirënjohje (pos mortum) për Sophie Koshi me motivacionin për donacionin e dhënë për ndërtimin e minares së xhamisë së Hankes, dhe Bahri Bokshit e Dr. Fehmi Vulës për kontributin e tyre të vazhdueshëm për Këshillin e Bashkësisë Islame Gjakovë.
Në fund është bërë prerja e tortës së dhjetëvjetorit të pavarësisë e cila u është shpërndarë të pranishmëve.



Ndërsa në ora 17:30 Departamenti i Rinisë ka organizuar një turnir në futboll të vogël në Qendrën Sportive “Bicurri”.
Në turnir morën pjesë 12 ekipe nga xhamitë e fshtrave dhe të qytetit.
Pas zhvillimit të ndeshjeve në një atmosferë të qetë dhe vëllazërore, vendi i parë i takoi xhamisë së Sofes, vendi i dytë xhamisë së Fetah Agës, ndërsa vendi i tretë xhamisë së Qylit. Golashënuesi më i mirë në këtë turnir u shpall Alban miftari.
Tre vendet e para, si dhe golashënuesi më i mirë morën shpërblime nga Organizatorët e këtij turniri.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani