Aktualitete

Me rastin e Vitit të Ri të kalendarit islam Hixhri 1437, mbrëmë nga ora 16:00 në sallën e teatrit të Qendrës Tregtare “Nertili”, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë organizoi tribunë fetare me temën “Hixhreti dhe vlera tek umeti islam”, ku ligjërues ishte Prof.Mr. Jakup Çunaku.

Me ftesë të Qendrës Islame Shqiptare të Lozanës (Zvicër), dhe kryetarit të saj, z. Fehim Abazit, drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga këshilltari i Kryesisë, Vedat ef. Sahiti, morën pjesë në tribunën familjare të organizuar enkas për bashkëkombësit tanë që jetojnë në Lozanë të Zvicrës, e cila u mbajt me datë 10 tetor 2015.

Organizuar nga organizata ndërkombëtare "Church & Peace", që kësaj radhe kishte zgjedhur Kosovën për ta mbajtur kongresin e tyre vjetor, sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul ef. Rexhepi, i shoqëruar nga këshilltari i Kryesisë së BIK-ut, Vedat ef. Sahiti, të enjten, më 08 tetor 2015, morën pjesë në takimin ndërfetar me temën "Religjioni dhe Paqja", ku ishin të ftuar përfaqësuesit e bashkësive fetare tradicionale të Kosovës dhe një numër i madh mysafirësh të tjerë, si dhe përfaqësues të bashkësive fetare nga shtete të ndryshme të botës.

Sot, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Gjakovë, Ahmet ef. Hoxha, së bashku me anëtarët e Këshillit, priti në një takim qiftin bashkëshortor Kani dhe Sadushe Latifi, të cilët i dhuruan KBIGJ-së, një donacion në vlerë prej 70.000 euro.

Mbrëmë, në ambientet e Medresesë së Mesme "Alaudin", Kryesia e BIK-ut shtroi iftar për mërgimtarët dhe përfaqësuesit e qendrave islame shqiptare që veprojnë në Diasporë.

Të mërkurën, më 08.07.2015, Departamenti i të Rinjve i BIK-ut, për nder dhe respekt të muajit të bekuar të Ramazanit shtroi iftar, në ambientin e Hotel “Victory” në Prishtinë, për përfaqësuesit e Parlamentit Studentorë të Universitetit të Prishtinës, Kryetarë, anëtarë të senatit, përfaqësuesit e degëve të Departamentit të të Rinjve nëpër këshillat e bashkësisë Islame të Kosovës, profesorë te Medresesë “Alaudin”, pjesëtarë të njësisë speciale për intervenim të shpejt të Policisë së Kosovës, përfaqësues të ndryshëm të organizatave joqeveritare , e të ftuar të tjerë etj.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shtroi mbrëmë iftar për gratë anëtare të Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame të Kosovës dhebashkëpunëtorët e tyre, të udhëhequra nga zonja Besa Ismaili, Prodekane në Fakultetin e Studimeve Islame.

Mbrëmë, me rastin e muajit të madhërueshem të Ramazanit, në ambientet e Restorantit “President” në Gjakovë, Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi në bashkëpunim me Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, organizuan iftar për Këshillat e BI të regjionit të Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës.

Në kuadër të aktiviteteve të Këshillit të Bashkësisë Islame Gjakovë gjatë muajit të Ramazanit, mbrëmë kryeimami i KBIGJ, Visar ef. Koshi në shoqëri me përfaqësuesin e DIANET-it nga Turqia, hfz.Ahmet Kazan, vizituan xhaminë në fshatin Babaj të Bokës të Komunës së Gjakovës, ku u mirëpritën nga imami Smajlj ef.Mustafa dhe xhemati i xhamisë.

Më 08. 06. 2015, në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës përfaqësueset e Departamentit të Gruas të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhuruan fustane/funde për të ndihmuar në instalacionin artistik “Mendoj për ty”, të artistes Alketa Xhafa-Mripa, i cili instilacion po u dedikohet grave që kanë mbijetuar dhunën seksuale gjatë luftës, ndërsa është organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, institucion ky i themeluar dhe i udhëhequr nga vetë Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga.