Aktualitete

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e rregullt të saj, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan të mërkurën organizoi tryezë diskutimi me temë "Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore".

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë sot në punëtorinë e organizuar nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), për të diskutuar për bashkëpunimin e mundshëm të bashkësive fetare me botën akademike në promovimin e vlerave të mirëkuptimit dhe të respektit. 

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot selinë e re qendrore, me frigodhomat, depo të kapaciteteve të larta dhe zyrat për administrimin e aktiviteteve humanitare.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot provimin vlerësues të hifzit të Kuranit fisnik, të cilit iu nënshtruan katër hafëz, ku tre prej tyre e kaluan provimin me sukses të shkëlqyer para komisionit vlerësues. 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e Çështjeve Fetare në Ministrinë e Vakëfeve dhe Çështjeve Islame të Katarit, z. Muhamed al Menai, i cili shoqërohej nga zëvendësi i tij, dr. Sead al Kawari.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovës, z. Antonello De Riu.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë, të kryesuar nga shefi i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë, z. Kadir Kantekin.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të organizatës “Qatar Charity”, Yousuf al Kuwarin, i cili shoqërohej nga ambasadori i Katarit në Shqipëri

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!