Aktualitete
Drejtori financiar i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Tanseli Rogova, sot, para studentëve të Fakultetit Ekonomik, mbajti ligjëratën me temën: “Menaxhimi financiar në BIK: midis besimit publik dhe efikasitetit organizativ”.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Haxh dhe Umre, njofton të gjithë besimtarët, të cilët këtë vit kanë vendosur ta kryejnë haxhin, se nisja e tyre – me lejen e Zotit – do të realizohet në datat 24, 25, 26 dhe 27 maj 2025.
Shtëpia botuese “Dituria Islame” do të marrë pjesë në Panairin e Librit që organizohet në kuadër të shënimit të “Ditës Botërore të Librit”, i cili do të zhvillohet nga data 23 deri më 27 prill 2025, në ambientet e FLORI Gallery në Prishtina Mall.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e Drejtorisë për Media, njëherësh zëdhënësin e Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, z. Abdullah Yatem Alanzi.
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takime të ndara imamin e xhamisë “Dituria” në Landskrona të Suedisë, Burhan ef. Mustafën dhe Ilir ef. Imerin nga xhamia shqiptare në Dusseldorf të Gjermanisë.
Sot, më datë 17.04.2025, u mbajtën Garat e Diturisë 2025, gara këto tradicionale në shkollën tonë. Medreseja i organizoi garat e përgjithshme me përfaqësim të shumicës së lëndëve fetare, gjuhësore dhe shkencore, në nivel të klasëve 10-të, 11-të, dhe 12-të, në kuadër të tri paraleleve të saj në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetaren e Komitetit Paralimpik të Kosovës, znj. Njomza Eminin, e cila shoqërohej nga zëvendëspresidenti, z. Daut Tishuki.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim imamin, njëherësh kapelanin e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tahir ef. Kukaj, i cili shoqërohej nga sekretari i Qendrës Shqiptare Islame Kulturore në Nju Jork, z. Ferid ef. Bedrolli.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti në takim znj. Valbona Dërmaku, këshilltare vendore për të Drejtat e Njeriut dhe bartëse e programit për dialog ndërfetar pranë Misionit të OSBE-së në Kosovë, e shoqëruar nga z. Alev Nuş nga Qendra Rajonale e Prishtinës.
Në ambientet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, dje është mbajtur provimi i kandidatëve për përfaqësim në Garat Ndërkombëtare të Kuranit, të cilat do të mbahen në Kosovë, në fillim të muajit maj.