Aktualitete

Me ftesë të Kryesisë së Qendrës Islame Shqiptare “Oaza”, në Spreintebach të Zvicrës, kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, qëndroi për vizitë në këtë Qendër, ku u prit nga imami Xheladin ef. Leka dhe nga Kryesia e Qendrës.

Nën organizimin e Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë me seli në Doha të Katarit dhe në marrëveshje me Bashkësinë Islame të Kosovës, njëzet imamë nga Kosova po marrin pjesë në Seminarin njëjavor të organizuar nga ky Union, i cili po mbahet në Stamboll të Turqisë

Akademia e Kuranit “Hifdh Kids”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot organizoi ceremoni me rastin e përfundimit të hifzit të nxënëses Merjeme Shabani, e cila është edhe hafëzja e parë e kësaj Akademie

Nën organizimin Departamentit të të Rinjve që funksionon në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, u mbajtën garat e njohurive fetare me nxënësit nga gjithë Kosova.

Kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti në takim përfaqësueset e organizatës “SIT  - Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime” të kryesuar nga znj. Elma Berisha me bashkëpunëtore.

Shtëpisë Botuese "Dituria Islame", është pjesë e edicionit të 23-të të Panairit të Librit në Ulqin, një ngjarje e rëndësishme kulturore që mbahet çdo vit në qytetin bregdetar.

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës ka filluar ndërtimin e shtëpisë së re për familjen pesë anëtarëshe Pozhegu nga Gjakova

Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës ka mbajtur takimin tashmë tradicional me bashkatdhetarët tanë që gjenden në diasporë. 

Në këtë takim tashmë tradicional, morën pjesë përfaqësues të xhamive dhe komunitetit islam shqiptar nga diaspora. 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij, Besim ef. Mehmeti, po merr pjesë në Konferencën e Nëntë Botërore të Fetvasë “Fetvaja dhe ndërtimi moral në një notë përshpejtuese”, e cila po mbahet në Kajro dhe është organizuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Myftinive në Botë.

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!