Aktualitete

Të ndarë në tri grupe, 564 besimtarë, nga Podujeva, Gjakova, Dragashi, Shtimja, Ferizaji, Kaçaniku, Hani i Elezit, Vushtrria, Vitia dhe Rajoni j Gorës, kanë udhëtuar sot drejt Aeroportit të Xhides.

Grupi i tretë i besimtarëve tanë nga Prishtina, Lipjani, Fushë Kosova dhe Obiliqi, të cilët sot në mëngjes udhëtuan drejt Aeroportit të Xhide, ka arritur shëndosh e mirë në Xhide.

Besimtarët nga Prizreni dhe Suhareka, të cilët mbrëmë janë nisur për ta kryer haxhin, kanë arritur shëndosh e mirë sot në mëngjes në Aeroportin e Xhides.

Besimtarët e Prizrenit dhe të Suharekës, të cilët kanë vendosur që këtë vit ta kryejnë haxhin janë nisur sonte drejt Mekës. 214 besimtarë nga këto dy vende sonte janë përcjellë nga familjarët e tyre në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari" në Prishtinë.

215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, kanë arritur sot shëndosh e mirë në Aeroportin e Xhides.

Grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin. Në përcjellje të tyre kishin dalë familjarë të shumtë, të cilët u uruan haxh dhe ibadete të pranuara.

Shoqata Humanitare “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, gëzoi edhe një familje tjetër me shtëpi të re.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon Myrta, ka pritur në takim Komandantin e Komandës rajonale perëndimore të KFOR-it, Kolonel Francesco Ferrara dhe Kapitenin Sercan

Në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame u mbajt ceremonia e absolventiadës për 20 studentë, të gjeneratës së 29-të.

Këshillat e Bashkësisë Islame anekënd Kosovës kanë filluar përgatitjet për nisjen e besimtarëve tanë për në haxh.