Aktualitete

Me ftesë të kryeimamit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Visar ef. Koshi, u mbajt sot mbledhja me imamët e rregullt të xhamive.

Udhëheqësja e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës znj.Vaxhide Bunjaku, e shoqëruar nga znj. Muzaqete Kosumi- Koordinatore për marrëdhënie me jashtë- FSI, morën pjesë në Konferencën Rajonale dy ditore “Të bashkuar kundër dhunës- MJAFTË”, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Sot, më 2 dhjetor 2023, në ambientet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, u konstitua Kryesia e re e Bashkësisë Islame të Kosovës, në përbërje kryetar, Myftiu Naim ef. Tërnava, anëtarë, Burhan Hashani – Prishtinë, Shkelzen Hoxha – Mitrovicë, Musli Arifaj – Pejë, Orhan Bislimaj – Prizren, Sevdair Haxhiu – Ferizaj, Agim Hyseni – Gjilan, Valon Myrta – Gjakovë dhe Sulejman Fejzullahu – Preshevë.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka pritur në takim ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, me të cilën diskutuan për hartimin e planit të veprimit të Memorandumit, të nënshkruar ditë më parë mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës

Departamenti i Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, në krye me udhëheqësen Vaxhide Bunjaku, priti sot në takim ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, i Prizrenit, i Pejës, i Gjakovës, i Gjilan, i Drenasit, i Istogut, i Shtimes, i Obiliqit, i Dragashit, i Kamenicës, i Kaçanikut, i Preshevës, i Deçanit, stafi akademik i Fakultetit të Studimeve Islame dhe profesorët e medresesë së mesme “Alauddin” vizituan selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, në të cilën u mirëpritën nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, nënshkruan sot Memorandum bashkëpunimi

Festa e 28 Nëntorit i gjeti më të lumtur se asnjëherë më parë familjen Musaj nga Gjakova

28 Nëntori është dita që bashkon të gjithë shqiptarët anembanë botës. Ditë e festë, e cila shqiptarët i bënë të ndihen si një trup, duke kujtuar veprën, kontributin, angazhimin e sakrificën e etërve të kombit e të shtetit.