Aktualitete

Në vigjilje të dhjetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mu në muajin Shkurt, nxënësi Adl Rraci (kl. 12-2), dhe nxënësi Abdurrahman Rama (kl. 12-3) kanë përfunduar hifzin-memorizimin e Kur’anit Fisnik

Me moton “Dyer të Hapura – Besojmë për të ardhme më të mirë”, të shtunen më 17 shkurt, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë ka zhvilluar një varg aktivitetesh për shënimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Myftiu Naim Tërnava mbajti hytbenë e xhumasë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë “Sulltan Mehmet Fatih” dhe iu drejtua xhematit me mesazhin e pavarësisë.

Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava do të mbajë hytbenë e xhumasë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë “Sulltan Mehmet Fatih”, ku do t’u drejtohet xhematit me mesazhin e pavarësisë.

Sot nga Prishtina u nis edhe grupi i dytë i besimtarëve drejt vendeve te shenjta.

Qeveria e Republikës së Turqisë, për të pestën herë, dhuroi ndihma për familjet skamnore në Kosovë. Janë 3000 pako me ndihma ushqimore me bazë bimore për familjet skamnore dhe të varfra të Kosovës.
Drejtori i shoqatës “Bereqeti” të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Fitim Flugaj, shpreh falënderimet më të mira për popullin dhe qeverinë turke për këtë ndihmë. E vlerëson si shumë të nevojshme për familjet skamnore të Kosovës, kur dihet se Kosova ende ka vështirësi dhe krizë ekonomike. Këto tre mijë pako do t’u shpërndahen tre mijë familjeve dhe kjo do t’ua zbusë sado pak gjendjen e rëndë ekonomike familjeve skamnore.
Në pako ka katër litra vaj ushqimor, makarona, oriz fasule, rrush të thatë, miell…, pra, më një fjalë, të gjitha ato produkte që janë më të nevojshme për një familje. Ndihmat do të shpërndahen nga shoqata Bereqeti gjatë ditëve në vijim./bislame/

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës Resul ef.Rexhepi dhe drejtori për Diasporë Ekrem ef. Simnica pritën në takim delegacionin e Federatës së Organizatave Islame Ombrellë në Zvicër FIDS, të kryesuar nga kryetari Muntasar bin Muradi, Bashkim Aliu, anëtar i Kryesisë së FIDS-it dhe Mehas Alia, kryetar i Unioni të Qendrave Islame Shqiptare në Zvicër.

Sot më 11.01.2018 arritën në Prishtinë umrexhitë nga Kosova, të cilët nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës qëndruan në vendet e shenjta, Mekë dhe Medinë, që nga data 31.12.2017. Në këtë grup udhëtuan 59 persona nën udhëheqjen e drejtorit të Haxhit, Vedat ef. Sahiti

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës u mbajtur tryeza shkencore me titull “60 vjet të literaturës islame në gjuhën shqipe në Kosovë (1957- 2017)”

Me një ceremoni solemne, dje më datë 19.12.2017, Fakulteti i Studimeve Islame i Prishtinës shënoi 25-vjetorin e themelimit

Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve humanitare nëpërmjet shoqatës së saj Bereqeti, sot u ka ndihmuar skamnorëve të rrethit të Tropojës

Më 16 -17 dhjetor, në Stamboll të Turqisë, u mbajt takimi i dytë i Këshillit të Fetvave i Organizatës Islame të Shteteve të Evroazisë, ku morën pjesë përfaqësues të 33 shteteve nga Evropa dhe Azia, gjegjësisht anëtarët e Këshillit për Fetva të kësaj organizate

Në objektin e Medresesë “Alauddin” në Prizren, me nismën dhe organizimin e Departamentit për të Rinj pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit; u mbajt ligjëratë me temën: “Arkitektura Islame dhe tipologjia e xhamive në Kosovë”. Ligjërues ishte arkitekti i BIRK-ut, mr.sc. Sami Isufi.

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot, në Abu Dhabi u prit në takim nga dr. Matar Al-Kaabi, kryetar i autoritetit federal për Vakafe dhe Çështje Fetare të Emirateve të Bashkuara Arabe

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga mr. Besim Mehmeti, asistent në kabinet, me ftesë të Qeverisë së EBA-së , po merr pjesë në sesionin e katërt të Forumit Ndërkombëtar “Promovimi i Paqes në Shoqëritë Islame”, që po mbahet në kryeqytetin e Emirateve Abu Dhabi.

Në Institutin e Hifzit "Medreseja e Madhe" në Gjakovë është mbajtur ceremonia e hifzit për pesë nxënësit e kësaj medreseje

Në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e ditëlindjes së Muhamedit a.s., Këshilli i Bashkësisë Islame i Ferizajt në mënyrë solemne në teatrin “Adriana” e ka kujtuar këtë datë me rëndësi historike për besimtarët myslimanë

Departamenti i Gruas i BIK-ut dje më 29.11.2017. në sallën e kuqe të Pallatit të rinisë në Prishtinë organizoi program kulturo-fetar kushtuar lindjes së Muhamedit a.s.

Të premten, më 10.11.2017, Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, qëndroi në Shkodër, ku u prit nga kryetari i KMSH-s Skënder Bruçaj me bashkëpunëtorë.

Më 31.10.2017 Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef.Tërnava realizoi vizitën e tij zyrtare në selinë e Dijanetit Turk në Ankara dhe u prit me nderime të larta nga kryetari i sapozgjedhur prof.dr. Ali Erbash-i.