Shkrime Autoriale
Shumë prej cilësive hyjnore janë të pranishme te krijesat tokësore dhe nëntokësore, sigurisht me një përqindje minimale në krahasim me ato të Zotit të Lartësuar. Njëra prej tyre është ndjenja e dashurisë, e cila buron direkt prej Zotit, i Cili e shpërndan dhe e instalon në çdo qenie të gjallë.
Fillet e përkthimit të Kuranit
Mr. Refik Gërbeshi
"Komentimi i sures El-Kehf" është një libër që, përveç tjerash, na e rikujton edhe vargun e madh të haditheve që porosisin leximin e sures El-Kehf, sidomos ditën e premte, me qëllimin që shembujt nga sureja të jenë mësim dhe kalitje për t'i tejkaluar sprovat e llojllojshme me të cilat mund të ballafaqohemi në jetën tonë.
Libri "Drejt një rilindjeje civilizuese gjithëpërfshirëse”, i autorit Abdul Kerim Bekar është pjesa e dytë e serisë "Myslimanët në mes sfidës dhe ballafaqimit”, dhe flet pikërisht për rolin e njeriut në këtë botë, mendësi në dhe rëndësinë e tij si krijesë në këtë univers, si dhe për civilizimin e tij që vjen nga një botëkuptim i përgjithshëm njerëzor dhe moral. Prezantimi i ideve tradicionale të civilizimit njerëzor, mendësisë njerëzore, kulturës dhe strukturës së shoqërisë njerëzore në këtë libër vjen si shpjegim dhe përgjigje për serinë dhe mbititullin "Myslimanët në mes të sfidës dhe ballafaqimit”, sepse, derisa sfida mund të kuptohet si kërkesë për fakte, ballafaqimi na vjen si shqyrtim i tyre.
Sa herë që vjen muaji në të cilin ti linde, ulem, të imagjinoj para syve e dua të të flas. Edhe pse të përfytyroj të heshtur para meje, kujtoj thëniet e tua, të cilat më bëjnë që të krijoj një imazh me lëvizjet e buzëve të tua dhe fytyrës tënde.
Libri "Të tjerët për Islamin", i autorit Ajni Sinani vjen si një përmbledhje faktesh e deklaratash të mendjeve më të shquara të njerëzimit për Islamin, Kuranin dhe Muhamedin a.s. Kur merret parasysh koha, ky libër i dalë tani shumëfishon vlerën e tij; në këtë kohë paragjykimi dhe keqinterpretimi i Islamit, Kuranit dhe Muhamedit a.s. është rritur shumë, prandaj përmbledhja e thënieve/dëshmive vlerësimdrejta të të urtëve gjatë gjithë historisë për Islamin, Kuranin dhe Muhamedin a.s. patjetër se përbën një punë që meriton respekt dhe përkushtim.
Nëse "Rrëfime për të dërguarit e Allahut" i Hafidh bin Kethirit është tepër shkencor, vazhdimisht mbështetet në citate kuranore dhe hadithe profetike saqë eliminon tërësisht narrativen, historinë/ngjarjen, dhe "Të dërguarit e Allahut" e Ahmed Behxhetit është tepër letrare, historitë/ngjarjet i rrëfen mbi bazë fetare por në formë letrare (artistike), libri "Muhamedi a.s. mëshirë për mbarë njerëzimin" i Samir Ahmetit, për aq sa përfshin historinë e Muhamedit a.s., qëndron në mes këtyre dy modeleve: citon Kuranin dhe hadithet aq sa të mos transformohet historia/ngjarja, dhe nuk lëshohet në rrëfim aq sa të kalojë në histori/ ngjarje krejt letrare artistike.
E drejtë e përkujdesjes për xhamitë e Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe ditës së mbramë, e që e falë namazin, jep zeqatin, e nuk i frikësohet askujt pos Allahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit. (Et- Tevbe, 18)
Libri "Akaidi sipas Imam Maturidiut”: i autorit Kasim Gërguri, i ka munguar bibliotekës shqiptare në përgjithësi, e sidomos asaj islame në veçanti.