Shkrime Autoriale
“A nuk e vëren faktin që, kur hajnat dëshirojnë të plaçkisin ndonjë shtëpi, fillimisht tentojnë të fikin dritat në atë shtëpi apo të çkyçin korrentin elektrik, e kur të mbretërojë tërësisht errësira në atë shtëpi, e plaçkisin të qetë, të sigurt dhe pa u ngutur fare! Kështu veproi kolonizatori, duke e koncentruar sulmin e tij ndaj Kuranit, që të pengojë dritën e tij të mos u arrijë muslimanëve, e kur të vendosë një perde të hekurt mes Kuranit dhe popullatës së goditur, do të kenë hapësirë manovrimi për të vepruar sipas tekave të tyre.” Muhamed el-Gazali (Nedharat fil-Kuran).
Mitet dhe legjendat që janë paraqitur në historinë e gjatë të llojit njerëzor shpesh janë treguar si mjete tejet efikase për fillimin dhe mbajtjen e ideologjive të ndryshme, ideve dhe lëvizjeve, e në këto jo rrallë janë formuar edhe imperatori dhe shtete të mëdha botërore.
Ibadeti (adhurimi) është metodologji e përkryer e ndarë në etapa dhe kapituj. Është sistem i qartë para të cilit qëndrojnë shenjat në rrugë, ndërkohë që objektivi kryesor është arritja e përsosurisë njerëzore, dëlirësimi i ndërgjegjes njerëzore nga paragjykimet dhe devijimet pavarësisht rrafshit nga burojnë.
Koha është prej begative më të çmueshme dhe më të mëdha që Allahu xh.sh. ia fali njeriut.
(Pengesat në rrugën e mirëkuptimit, besimit dhe pajtimit)
Hyrje[1]
Cilat janë dobësitë tona? Përse jemi në këtë gjendje? Cilat janë shkaqet? Të vendosim diagnozën! Të mendojmë për vetën, këtu dhe gjithkund. Pasi të vendosim diagnozën, atëherë do të gjejmë zgjidhje.
Falënderuar qoftë All-lahu i Lartësuar që e bëri Diellin të ndriçojë ditën dhe Hënën të ndriçojë natën. Ai çdo gjë në gjithësi e krijoi dhe e bëri me urtësi duke ofruar shenja të qarta për njerëzit që kuptojnë. Në ndërrimin e natës e të ditës dhe në çdo gjë që All-llahu e krijoi në qiej dhe në tokë, ka argumente për njerëzit që janë të vetëdijshëm për fuqinë e Tij.