Histori

Pas konstituimit të pushtetit osman në vitet e para të saja (aty në mes viteve 1460-1470) është ndërtuar edhe mesxhidi i parë në Prizren.

Në Kalanë e Prizrenit e cila daton qysh nga koha e periudhës romake -bizantine janë vendosur forcat ushtarake osmane nga viti 1455 dhe qëndruan aty gjer në vitin 1912.

Pas ardhjes në Prizren, të sulltan Fatih Mehmetit të II-të i cili qëndroi nga qershori gjer në shtator të vitit 1455 në Kosovë, me ç’rast në atë kohë në qytetin e Prizrenit ekzistonin 8 kisha ortodokse serbe dhe 2 kisha katolike, urdhëroi që njëra nga kishat ortodokse serbe, kisha e Shën Premtes (Bogorodica Ljevishka) e ndërtuar nga mbreti Millutin në vitin 1307 në bazamentin e bazilikës bizantine të mëparshme, e cila ishte në atë kohë,kisha qendrore ortodokse e ipeshkvisë serbe(mitropolisë) së Prizrenit të shndërrohet në xhuma xhami(1).

Në pranverën e vitit1455, pas depërtimit të ushtrisë osmane në krye me sulltan Fatih Mehmetin e II-të dhe çlirimit definitiv të Kosovës nga shteti serb mesjetar, pas pushtimit të kështjellës së Novobërdos nga vazali osman i gjeratëhershëm serb Gjuragj Brankoviqit, sulltan Fatihu me ushtrinë e vet erdhi në Prizren me ç’rast kaloi një kohë në të.

Ngjarjet, lëvizjet politike e zhvillimet diplomatike që çuan në shpalljen e pavarësisë dhe formimin e shtetit dhe qeverisë së parë shqiptare nuk mund të kuptohen pa kontributin e klerikëve, që ishin shtresa më intelektuale shqiptare. Në ngjarje shumë të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare si Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Pejës, Kongreset e Manastirit, Dibrës, Elbasanit dhe në kryengritjet e mëdha shqiptare të viteve 1910-1912, këta prijës qenë dhe udhëheqësit e tyre.

Islami si religjion dhe qytetrim me një doktrinë universale per një kohë të shkurtë arriti të përhapet deri në viset më të largëta prej Atlantikut në Perëndim deri në Indokinën e largët dhe prej Afrikës Qendrore deri në Verilindje në Buharë e Uzbekistan si dhe në juglindje të Evropës në Ballkan.

Me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe me themelimin e shtetit të pavarur shqiptar, çështjes së zhvillimit të arsimit iu kushtua rëndësi kryesore.

U mbushën plot 93 vjet nga themelimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar, si një bashkësi që do të përfaqësonte zërin e besimtarëve myslimanë në Shqipëri, zërin e myslimanëve në trojet shqiptare, madje, në mjaft raste, edhe zërin e mbarë shqiptarëve.

Është mendim i përbashkët i studiuesve vendas e të huaj, se epiqendra e kryengritjeve shqiptare të viteve 1908-1912 ishte në Vilajetin e Kosovës.

Sipas vizatimit të një piktori holandez Shkupi ne shekullin XVI-të ka pasur 120 xhami, por Bllagica Terpkova e vë në dyshim ekzistimin e një numri kaq të madh të xhamive.

Video

Toleranca ndërfetare - intervistë me Myftiun e Republikës së Kosovës - Naim ef. Tërnava

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!