Lajme nga Kosova

Pjesëtarë të komunitetit mysliman në Kosovë dhe studiues të besimit po bëjnë thirrje për ndryshimin e udhëzimit administrativ të Ministrisë së Arsimit, i cili ndalon uniformat fetare në shkolla.

Nga dita e premte deri të dielën, për herë të parë në Prizren do të organizohet festivali “ Selamfest”, nga Këshilli i Bashkësisë Islame dhe OJQ “ Arasta”.

Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Protestante Ungjillore dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të nënshkruajnë sot një deklaratë në mbështetje të të dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe Lidhja e e Historianëve të Kosovës “ Ali hadri” dega në Gjilan, për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Gjilanit dhe me rastin e 70 vjetorit të martirizimit të Mulla Idriz Gjilanit organizuan simpozium shkencor , në të cilin morën pjesë më se 20 referues nga të gjitha trojet shqiptare.

Si tradicionalisht, pas përfundimit të muajit të Ramazanit, më 4 qershor 2019, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, si në tërë botën ku jetojnë myslimanët, me gëzim e hare u kremtu përfundimi i muajit të agjërimit – Ramazanit sherif, duke falur namazin e Fitër Bajramit.

Përmes një komunikate për media, Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, reagoi në lidhje me dëmtimin e xhamisë se Namazxhahut në Prizren që konsiderohet një prej xhamive të para të ndërtuara në këtë qytet historik.

Kosovës së fundmi i është shtuar edhe një doktor shkence. Edhe pse vend i vogël dhe me mundësi të limituara, prapë sukseset individuale nuk kanë të ndalur. Shtimi i numrit te të diplomuarve me titujt më të lartë shkencorë dhe në universitetet më eminente botërorë, shton edhe shpresën se një ditë këta të diplomuar do të kenë mundësinë që të vënë në shërbim të Fesë dhe Atdheut, dijen dhe përvojën e tyre.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shtroi iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shtruar iftar për myftiun Naim Tërnava dhe drejtues të tjerë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës në fuboll ka bërë një gjest madhështor jashtë fushës.

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!