Kryesia e BIK shtroi iftar për administratën dhe imamët e rajonit të Pejës dhe Gjakovës

Në vazhdën e aktiviteteve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës (BIRK) të Ramazanit 2018, të kryesuar nga myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava, ekipi i Ramazanit qëndroi në rajonin e Pejës, ku u shtrua iftar tradicional për administratën dhe imamët e Këshillave të Pejës, Klinës, Deçanit, Istogut dhe Gjakovës.

Pas iftarit me një fjalë rasti të pranishmëve në emër të Kryesisë së BIRK-së iu drejtua Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili drejtoi lutje Zotit që duatë dhe agjërimin të na i pranojë dhe edhe më të mundohemi të fitojmë nga ky muaj i bekuar. Në vazhdim ai përgëzoi imamët për punën që janë duke e bërë nëpër Këshillat e BI-së, dhe potencoi edhe rolin që duhet ta luajë vazhdimisht imami në shërbim të fesë dhe kombit, duke ditur se ky është një amanet që e kemi para Zotit dhe kombit në mënyrë që para Zotit të dalim faqebardhë. ”Këtë muaj e veçoi Zoti duke dhuruar begati të njëpasnjëshme. Ne jemi duke agjëruar dhe në këtë muaj do ta presin Natën e Kadrit e cila është një dhuratë tepër e çmuar për ymmetin e Muhamedit ”-shtoi myftiu Tërnava.
Ai ka porositur imamët që të punojnë edhe më shumë në të mirë të xhematit dhe shoqërisë në përgjithësi. Ai ka folur edhe për Medresenë Alauddin, e cila ka luajtur rol qendror në edukimin e kuadrit fetar dhe ishte qëndresë e çështjes fetare dhe kombëtare, si dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë që po formon dhe përgatit profesionalisht kuadrin fetar që nesër janë pjesë BIK-ut.
Pas iftarit, ekipi i Ramazanit u shpërnda nëpër xhamitë e rajonit të Pejës për të ligjëruar nëpër xhami dhe falë namazin e teravisë./bislame/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë