Modestia e larte e Sadio Mane, pastron toaletet e xhamisë (video)

Në internet qarkullon një video ku një nga futbollistët më të mirë të Liverplit, senegalezi Sadio Mane shikohet duke pastruar tualetin e një xhamie në qytetin Liverpulit.

Sadio Mane padyshim është i shkëlqyer jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në shembujt që jep me veprimet e tij.

Sulmuesi i Liverpoolit, që është besimtar musliman dhe frekuentues i rregullt i xhamisë Al Rahma në Liverpool, u bë protagonisti i një gjesti që po bën xhiron e botës.

Mane u incizua në mënyrë krejt të rastësishme nga një tifoz senegalez teksa po mbushte kova me ujë për të pastruar dyshemenë e banjës së xhamisë së qytetit. Një gjest ky që është përshëndetur nga të gjithë ndjekësit e tij që e njohën menjëherë futbollistin në këtë video.

Nuk është hera e parë që Mane bën të tilla veprime. Në të kaluarën sulmuesi dhuroi 200 mijë Paund për ndërtimin e një shkolle në fshatin e tij Bambali në jug të Senegalit.

&feature=youtu.be


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim