Uji i ftohtë dobëson

Sipas ekspertëve mjekësorë, uji ndihmon në eliminimin e toksinave dhe bën lëkurën e butë, pasi largon celulitin.

Të rejat më të këndshme në këtë drejtim janë për ata që preferojnë të pinë ujin e ftohtë, gjë që ndihmon në humbjen e peshës së trupit.

Pra, në qoftë se ju dëshironi të humbni kalori shtesë, pini ujë të ftohtë! Kjo do të aktivizojë atë mekanizëm të trupit, i cili ngre temperaturën e ujit të ftohtë, për të bërë “bilanc” temperaturën e trupit dhe për të konsumuar kaloritë e tepërta.

Për një gotë gjysmë litër uji trupi duhet të ngrejë rreth 500 gramë ujë në temperaturën 0 gradë në + 37 gradë celsius. Për ta bërë këtë gjë duhet të djegë 17.508 kalori ose 17.5 kilokalori. Kështu që një litër ujë të ftohtë djeg 35 kalori dhe dy litra ujë që është e nevojshme në ditë për çdo njeri duhen djegur 70 kalori.



Përgatiti: Sabri Selmani


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Fadil Rashiti ?