Është e pastudiuar si e sa duhet moria e madhe e shkrimeve, kushtimeve, vargjeve, himneve dhe përkujtimoreve kushtuar Ditës së Pavarësimit të Shqipërisë sonë të shtrenjtë, si dhe kontributeve të vyera të hoxhallarëve dhe intelektualëve myslimanë për çështjen kombëtare në revistat islame dhe botimet e ndryshme, kryesisht ato të gjysmës së parë të shekullit XX.
Këtu kam dëshirë të sjell në vëmendjen tuaj citimet interesante të cilat i kam nxjerrë gjatë studimit në revistën e njohur të kësaj periudhe si: "Njeriu"
Revista "NJERIU"
(Revistë e përmuajshme shpirtnore kulturore – korrik 1942 – shtator 1944)
Shënimet e këtij cikli d'i mbyll me revistën "Njeriu", Janë shkrime, studime, mesazhe, kujtime, himne e përkushtime pa fund, qe i kushtohen dashnisë së Atdheut, flamurit, harmonisë e vëllazërisë kombëtare, etj., qe mbushin faqet e numrave to ndryshëm të saj.
(Besoj se, studiuesit dhe të interesuarit për t'u thelluar akoma më tej, kanë shumë për të nxjerrë nga kjo gurrë e vlefshme e ndjenjës kombëtare)
• Naimi, poeti i flaktë i lirisë dhe i bashkimit kombëtar
“Gjithë ç’jemi Shqipëtarë,
Jemi një fis e një farë,
Kemi tërë një shpresë,
Një gjak, një gjuhë, një besë,
Besë kemi Perëndinë, dhe ligjë vëllazërinë...”
(viti i II-të, tetor 1943, nr. 4 (16), f.1)
• Urtësi o shqiptar!
Autori, Vasil Xhaçka. Teksa kujton Naim Frashërin, i referohet poetit tonë të madh kombëtarë, që shkruante:
"Të munjam të fluturonja, e të
kisham krahë si ti!
Me gaz të madh do të vinjam
Shqipërisë brenda në gji!
Për me marrë drejt Shkumbinë
edh’ Elbasan e Tiranën
E me ardh ke ti, o Shkodër të shof
Drinin e Bujanën! – (po aty, f.9)
• Babaj' i Kombit
Në ketë shkrim, autori, Shero imami thekson se: “Naim Frashëri këndoj bukurit dhe madhështinë e mëmëdheut të dashur ...
Aty u lind, rojti, shkrojti, dhe vdiq po për Shqipnin e bukur ...
Naimi nuk shkroi poezi, që të dukesh nesër si poet, por aty desh që t’i shërbente vendit në çdo mynyrë, shkroi historinë tonë të shkëlqyer tri ij vjeçare, epopet epike, e veprat e njerësve, që ka nxjjerë gjiri ynë...
Prandaj Naimi qëndron i pari ne mes të njerësve e fytyrave të këtij kombi...” - (po aty, f. 12)
• Hymn' i ri i Flamurit
Himni në fjalë është nxjerrë nga libri: .. Konkursi për Hymnin e Flamurit". Osja i Ri, ëshrë emri i autorit të Himnit, prej të cilit po citoj:
“O Flamur, yll i Lirisë,
Valëvit me plot shkëlqim, e prej qiellit t’Shqipërisë
Të dëgjohet në amshim
Rrahja e lum’ e palë s’ate,
Kuë si gjaku trimëror
I krenarve bij që pate
Dhe për nder t’u bënë theror!...”
(viti i II-të, Nanduer, 1943, nr.5 (17), f.1)
• Pas tridhjet e një vjet!
“Si shkuan tridhjet e nje vjet?
Kaluan tridhjetë e një vjet, s) tridhjetë e nje ditë! .. Shumica e atyre duarve të bekuara qe ngritën Flamurin Kombëtar në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, duke pasur në krye Plakun e Shenjt, Ismail Qemalin, kanë perënduarë” ...
Historia na tregon se një komb, një popull me një shoqëri njerëzore, që nuk mban të lidhura ngushtësisht marrëdhëniet shpirtnore me kujtimet e shenjta të brezave lë kaluara, një vend që mohon shtratin themelonjës së rezistencës, gjakut e racës. me të cilët është gatuar gjatë udhëtimit të shekujve, si përfundim tragjik i humbet tiparet e vërtetësisë ethnike, dhe i bjerë cilësitë e shquara të ndjesive bujare e fisnike.
Nuk kam për të harruar kurrë, deri sa të vdes, pamjen mallëngjimtare të 28 Nëntorit 1940-tës, ku kërkohesh kremtimi i kësaj dite të shenjt, nën hijen e zezë t’atij flamuri, të bastardhur me kthetrat dredhanake fashiste, po aty, f.5-7)
Gjurmë të dritshme dhe kontribute të vyera
Në viein 1869, dijetari i shquar shkodran Daut Boriçizade (1825-1896), në librin e tij. "Abetare shqip", shkruante se: “Shqipëtari në mënyrën e shkronjave që kam kallzue në alfabetin shqip, brenda pak kohe mundet me shkrue gjuhen e vet”!(1)
Në vitin 1875 ai shkroi një tjeter: "Abetaree gjuhës shqipe me shkronja arabe”.(2) Studiuesit e abetareve shqipe, na bëjnë me dije se: “Daut Boriçi hyri në rolin e korifeut si didakt, si tekstolog dhe si organizator i arsimit popullor. Ai zuri në Veri këndin e trinomit që kishin plotësuar më parë Naumi në Jug dhe Kristoforidhi në kërthizë të Shqipërisë”.(3)
Në abetaren e tij të vitit l869, (për të cilën kam kontribuar personalisht në transkriptimin e disa fjalive, në shërbim të punës së du studiuesve të saj, Shefik Osmani dhe Njazi Kazzazi), Daut Boriçi jep disa këshilla me vlerë, si: “Mos rri pa punë, Shko n’shkollë, Mos prito, Ndigjo këshillat e mira. Kur t’flasësh, mendo, Mos rrej etj.”(4), sikurse porosit: “në mënyrë urdhërore: Xen me shkrue shqip”!(5)
Gjatë hulumtimeve, kam gjetur të shkruar me dorën e këtij njeriu të ditur edhe urtësi të shumta, që vlejnë në jetën e shqiptarëve, si: “Shkrimi ngelet në libër, ndërsa autori shkrihet në dhe”, Mëso o bir se injoranca është turp. Atë s’e pranon veçse gomari”, Thotë Resulull-llahu (s.a.v.s.): Ai që vdes në rrugën e kërkimit të dijes, vdes shehid”(6) etj.
Kujtojmë Hafiz Ibrahim Repishtin (1882-1943). për bibliotekën e të cilit shkruhet se: “ka numëruar rreth 2000 vëllime ku ka pasur kopje unikale librash...”(7)
"Le të kujtojmë se ai i takonte breznisë së luftës për mbrojtjen e Shkodrës (1912-13) dhe se ishte pjesë e kompaktësisë shkodrane të atyne viteve. (Ai ka kalue shtatë muej në llogoret e frontit të Shtojit, dhe familja Repishti ka furnizue
Me ushqim e armatim 17 vullnetarë të kompanisë që ai komandonte gjatë gjithë luftës). Ma vonë, me 1916, kur Austro-Hungaria fillo keqtrajtimin e qytetarëve shkodranë, ai ka marrë pjesë në demonstratat anti-austriake, dhe ashtë burgosë me nji grup qytetarësh ku luajti nji rol aktiv në mobilizimin dhe organizimin e Luftës së Koplikut (1920), për gjashtë muej. Në ato vite, ka ndihmue aktivisht Komunitetin për Mbrojtjen e Kosovës (Hoxhë Kadriu dhe shokët kanë ba disa nga mbledhjet e Komunitetit në shtëpinë e bëbës), ka marr pjesë aktive në politikën e forcimit të vendit, dhe në dhetor 1923 asht zgjedhë deputet i Shkodrës (Grup i Opozitës kundër Ahmet Zogut).”(8)
Kur flasim për mërgatën, nuk mund të lëmë pa përmendur rolin e madh të Kryemyftiut të shipëtarëve në botën e lirë, Salih ef.Myftija (1891-1978), gjurmët e së cilit janë të arkivuara edhe në gazetën e famshme amerikane “The Neë York Times”, që “në numrin e 13 nëntorit 1972, të ditës së hënë, njofton se në rrugën Albermale 1325, në zonën Flatbush të Brooklyn-it u ngrit xhamia e re e Komunitetit Mysliman në Shqiptarëve të Amerikës me inisiativën e Kryemyftisë Salih Efendi Myftija, mbi 80 vjeç”(9).
Kujtojmë poliglotin e shquar Hafiz Abaz Golemi (1870-1925), i cili “që në vitin 1985 emërohet mësues i persishtes dhe besimit në shkollën qytetëse.”(10) Studiuesit e jetës së tij dëshmojnë se ai: “Përveç persishtes zotëronte edhe arabishten, turqishten, frëngjishten, italishten e serbokroatishten.”(11)
Nuk duhet të ahrrojmë se: “Në vitin 1913 Komisioni Arsimor i Bashkisë, i kryesuar nga Xhemal Naipi, kadi i Shkodrës në atë kohë hapi tri shkolla shtetërore: Shkolla Popullore me drejtor Gaspër Mikeli, e Rusit me drejtor Molla Medo Sukniqi dhe e Parrucës me drejtor Hxhi Hafiz Abaz Golemi.”(12)
Kujtojmë hoxhallarët e shumtë që ranu a u plagosën në betejat e tyre në luftë për mbrojtjen e Shkodrës dhe trojeve shqiptare nga serbo-malazezët, si rasti i dy hoxhallarëve të nderuar. H. Halil Gavoçi dhe H. Sulejman Gavoçi, babë e birë të cilët “në vitin 1913, kur Shkodra u rrethua nga forcat serbe e malazeze...rokën armët e dolën vullnetarë për mbrojtjen e qytetit nën komandën e Hasan Riza Pashës.”(13)
Poashtu Sheh Ali Kruja (1884-1976), që doli dy herë në frontet për mbrojtjen e Shkodrës nga serbo-malazezët. Në betejën e tij të dytë, në vitin 1920, në frontin e Koplikut, “nga plaga e rëndë humbi syrin e majtë.”(14)
Përmbyllje:
Janë të panumërta gjurmët të shkruara e të arkivuara të ruajtjes së vetëdijes kombëtare, nderimit të flamurit kombëtar e nxitjes së atdhedashurisë, (por, jo vetëm), në jetën dhe gjurmët e hoxhallarëve tanë, intelektualëve të shquar myslimanë, medresistëve, imamëve e besimtarëve te edukuar e mëkuar me këtë druymë për gjatë shekujve, dekadave e viteve.
Ne si myslimanë, Islamin tonë e kemi të shenjtë! Njëkohësisht, të nxitur nga tekstet tona të shenjta përpiqemi maksimalisht të ndërtojmë ura komunikimi, duke dëshmuar vullnetin e madh të ruajtjes dhe mbrojtjes së harmonisë kombëtare dhe asaj humane me këdo që dëshmon pjekuri, vlera dhe dinjitet!
Pa udhëzimet e Islammit tonë, ne nuk do të ishim këta shqiptarë që jemi, as do lexonim me krenari e përulje shembullin dhe gjurmën e gjyshërve dhe baballarëve tanë myslimanë, që i shërbyen kombit dhe atdheut me këtë shpirt, aq sa Vetëm një Zot e di!
Allahu i begatoftë shqipatërt e urtë e të ndershëm, na udhëzoftë të gjithëve drejt më të mirës, na bëftë të dobishëm për vete, krenarë e plot dinjitet, respektues të njëri tjetrit, mbrojtës të kufijve të tolerancës, ushqyes me vepra konkrete të harmonisë e vëllazërisë kombëtare, shembull për të sotmen dhe të ardhmen!
________________
1. Shefik Osmani, Njazi Kazazi, “Abetare shqipe dhe trajektorja e tyre historiko-pedagogjike”, Tiranë, 2000. F.85
2. Palosh Lulak Daka, Tomor Osmani, Maks Gjinaj, “Bibliografi për histrorinë e alfabetit të gjuhës shqipe 1884-2008”, Tiranë, 2008
3. Shefik Osmani, Njazi Kajtazi, vep. E cit.,f.85
4. Shefik Osmani, Njazi Kajtazi, vep. E cit.,f.92
5. Po aty. F.92
6. Nuk e kam verifikuar.
7. Hami Bushati, “Shkodradhe motet”, vëllimi II f. 234-236
8. Sami Repishti, “Nga kujtimet e prof. Sami Repishtipër të atin Hafiz Ibrahim Repishti”, në gazetën “Udha Islame”, viti X, nr 1 (107), janar 2012, f. 12-13.
9. Faik Luli, Islam Dizdari, Nexhmi Bushati, “Në kujtim të brezave”, Shkodër 1997, fq. 391-392.
10. Po aty f. 206
11. Po aty f. 206
12. Po aty f. 208
13. Po aty f. 650
14. Po aty f. 462
Muhamed B. Sytari